Osmani me Rohden, flasin për zhvillimet e fundit në vend

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Sipas një komunikate nga presidenca, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë. “Në takim u diskutua për pjesëmarrjen e Kosovës në COP28, […]

Osmani me Rohden, flasin për zhvillimet e fundit në vend
osmani-me-rohden,-flasin-per-zhvillimet-e-fundit-ne-vend

osmani-me-rohden,-flasin-per-zhvillimet-e-fundit-ne-vend

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Sipas një komunikate nga presidenca, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Në takim u diskutua për pjesëmarrjen e Kosovës në COP28, konferencën kryesore globale për ndryshimet klimatike, si dhe hapat tutje pas kësaj pjesëmarrjeje historike të Republikës së Kosovës në nivel të kreut të shtetit”.

“Në këtë frymë, ambasadori Rohde shprehu gatishmërinë e Gjermanisë për të vazhduar mbështetjen për Kosovën në arritjen e objektivave që kontribuojnë në adresimin e sfidave klimatike në vend”, thuhet në komunikatën e presidencës.

Përndryshe, Osmani gjatë ditës së sotme është takuar edhe me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ku kanë biseduar për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit.