Premierliga sjell sot derbin Arsenal – Manchester City

Arsenali dhe Manchester City do të zhvillojnë sot derbin e javës së tetë në Premierligë. Ashtu si përballjet e kaluara mes këtyre dy skuadrave, edhe kjo e ditës së sotme pritet të jetë mjaft interesante. Man City udhëton drejt Londrës pas humbjes në xhiron e kaluar ndaj Wolves, teksa Arsenali hyn në ndeshje pas fitores […]

Premierliga sjell sot derbin Arsenal – Manchester City

Arsenali dhe Manchester City do të zhvillojnë sot derbin e javës së tetë në Premierligë.

Ashtu si përballjet e kaluara mes këtyre dy skuadrave, edhe kjo e ditës së sotme pritet të jetë mjaft interesante.

Man City udhëton drejt Londrës pas humbjes në xhiron e kaluar ndaj Wolves, teksa Arsenali hyn në ndeshje pas fitores në elitë ndaj Bournemouthit.

Momentalisht, “Qytetarët” janë të dytit në tabelë me 18 pikë të grumbulluara, një më pak se lideri Tottenham Hotspur, që ka një ndeshje më shumë.

Kampioni në fuqi anglez ka bilanc prej gjashtë fitoreve dhe një humbjeje në kampionat.

Ndërsa, Arsenali është i treti me 17 pikë të grumbulluara.

Pas shtatë xhirove të para, “Topçinjtë” kanë bilanc prej pesë fitoreve e dy barazimeve. Të udhëhequrit e Mikel Artetas nuk kanë pësuar ende humbje në Premierligë.

Derbi mes Arsenalit dhe Manchester Cityt do të zhvillohet në “Emirates Stadium”, me fillim prej orës 17:30.