Parandalohet një rast i kontrabandimit në veri, konfiskohen 40 IPHONE

Policia e Kosovës ka arritur të parandalojë kontrabandë me mallra të martën rreth orës 10:25 në Bërnjak. “Si rezultat me datën 31.10.2023 rreth orës 10:25, gjatë kontrollit kufitar, në hyrje të pikëkalimitkufitar Bërnjak, në automjetin Audi ngjyrë hiri me targa të Serbisë, me vozitës S. E., (viti i lindjes1970), është gjetur një sasi e mallit […]

Parandalohet një rast i kontrabandimit në veri, konfiskohen 40 IPHONE
parandalohet-nje-rast-i-kontrabandimit-ne-veri,-konfiskohen-40-iphone

parandalohet-nje-rast-i-kontrabandimit-ne-veri,-konfiskohen-40-iphone

Policia e Kosovës ka arritur të parandalojë kontrabandë me mallra të martën rreth orës 10:25 në Bërnjak.

“Si rezultat me datën 31.10.2023 rreth orës 10:25, gjatë kontrollit kufitar, në hyrje të pikëkalimitkufitar Bërnjak, në automjetin Audi ngjyrë hiri me targa të Serbisë, me vozitës S. E., (viti i lindjes1970), është gjetur një sasi e mallit të fshehur që dyshohet të jetë kontrabanduar: 20 IPHONE 14; 10 IPHONE 14 PRO; 10 IPHONE 14 PRO MAX”, njofton policia përmes një komunikate për media.

Po ashtu bëhet e ditur se me autorizim të prokurorit të Shtetit malli i kontrabanduar konfiskohet dhe i dorëzohet Doganës së Kosovës për veprime të mëtutjeshme hetimore./Front Online