Pas takimit në Prokurorinë Themelore, vëllai i Liridonës del me njoftim publik

“U dakorduam me Prokurorinë Themelore që të kemi takime të rregullta, hetimet po shkojnë mirë” Vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj, Leonardi, ka bere të ditur se ka mbajtur takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ku u informuan rreth tragjedisë, ku mbeti e vrarë motra e tij. Leonardi gjithashtu theksojë se janë dakorduar me prokurorin […]

Pas takimit në Prokurorinë Themelore, vëllai i Liridonës del me njoftim publik

“U dakorduam me Prokurorinë Themelore që të kemi takime të rregullta, hetimet po shkojnë mirë”

Vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj, Leonardi, ka bere të ditur se ka mbajtur takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ku u informuan rreth tragjedisë, ku mbeti e vrarë motra e tij.

Leonardi gjithashtu theksojë se janë dakorduar me prokurorin që të kenë takime të rregullta informuese, derisa potencoi që ky takim iu lehtësoi dhimbjen.

Postimi i plotë:

Sot mbajtëm takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe u informuam rreth rastit të vrasjes së Liridonës tonë, brenda kufinjëve që lejon ligji.

Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë.

U dakorduam që tani e tutje do të kemi takime të rregullta informuese.

Ne i shprehëm falenderimet hetuesëve, prokurores së rastit dhe të gjithë prokurorëve që janë duke ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit.

Ne besojmë në të gjitha institucionet e drejtësisë dhe mbesim me shpresë që rasti do të zgjidhet në mënyrë profesionale.