Policia e Kosovës i sekuestron sirenat e alarmit në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës i ka sekuestruar sirenat e alarmit në Mitrovicën e Veriut. Lajmin e ka konfirmuar për Front Online, Kryetari i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljanin. Ai shkurtimisht ka thënë që policia i sekuestroi ato që ishin tek Ura e Ibrit. “Po i kanë marr dje. Kanë qenë kogja disa sirena, […]

Policia e Kosovës i sekuestron sirenat e alarmit në Mitrovicë të Veriut
sot-testohet-alarmi-publik-ne-prishtine

sot-testohet-alarmi-publik-ne-prishtine

Policia e Kosovës i ka sekuestruar sirenat e alarmit në Mitrovicën e Veriut.

Lajmin e ka konfirmuar për Front Online, Kryetari i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljanin.

Ai shkurtimisht ka thënë që policia i sekuestroi ato që ishin tek Ura e Ibrit.

“Po i kanë marr dje. Kanë qenë kogja disa sirena, ka edhe në vende të tjera, ato kryesoret tek Ura e Ibrit që janë i kanë sekuestruar”, u shpreh ai.

Ndryshe, sirenat e alarmit në Mitrovicë të Veriut ishin në kontroll nga strukturat paralele të Serbisë.

Këto sirena janë lëshuar kur kërkohej që qytetarët të organizohen dhe të dalin në rrugë./FrontOnline