Policia jep detaje për incidentin e mbrëmshëm në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me të shtënat me armë në një lokal në qendër të Prishtinës, ku thotë se kanë mbetur të lënduar 21 persona, katër prej të cilëve nga arma e zjarrit. Rasti raportohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se 17 […]

Policia jep detaje për incidentin e mbrëmshëm në Prishtinë
policia-jep-detaje-per-incidentin-e-mbremshem-ne-prishtine

policia-jep-detaje-per-incidentin-e-mbremshem-ne-prishtine

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me të shtënat me armë në një lokal në qendër të Prishtinës, ku thotë se kanë mbetur të lënduar 21 persona, katër prej të cilëve nga arma e zjarrit. Rasti raportohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se 17 persona të tjerë, tre burra dhe 14 gra, kanë marrë lëndime si pasojë e thyerjes së gotave-shisheve të qelqit.

Sipas Policisë, katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë), derisa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati.

“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 04.08.2023-20:17.  Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të  dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri  (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra. Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia  K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku. Një i dyshuar mashkull gjendet në arrati”, thuhet në raport.

Nga incidenti i natës së mbrëmshme në Prishtinë, një 39-vjeçar ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit sot i cili ishte i plagosur .

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

“Nga plagosja e mbrëmshme, në Mjekimin Intensiv Qendror është sjellur një pacient, i cili pas intervenimit kirurgjik në sallën e qendrës emergjente , është dërguar në mjekimin intensiv mëtutje. Mirëpo, fatkeqësisht përkundër intervenimit kirurgjik, dhe përkundër terapisë intensive që ka marrë, ai nuk ka arritur, me i përballu lëndimeve, dhe fatkeqësisht në orët e hershme të mëngjesit ai ka ndërruar jetë”, tha Shaqiri për Front Online.