Protestë para UP-së, kërkohet shkarkimi i profesorit Krasniqi

Me pankartat me mbishkrimin “ Përjashtojeni Xhevat Krasniqin”, Lëvizja Feministe Studentore edhe sot po e vazhdon protestën për ngacmimet në Universitetin e Prishtinës. Protesta sërish po mbahet në të njëjtën kohë kur do të mblidhet Këshilli i Etikës së UP-së. Anëtarja e Lëvizjes Feministe Studentore, Blenda Asllani, tha se nëse sot nuk merret një vendim […]

Protestë para UP-së, kërkohet shkarkimi i profesorit Krasniqi
proteste-para-up-se,-kerkohet-shkarkimi-i-profesorit-krasniqi

proteste-para-up-se,-kerkohet-shkarkimi-i-profesorit-krasniqi

Me pankartat me mbishkrimin “ Përjashtojeni Xhevat Krasniqin”, Lëvizja Feministe Studentore edhe sot po e vazhdon protestën për ngacmimet në Universitetin e Prishtinës.

Protesta sërish po mbahet në të njëjtën kohë kur do të mblidhet Këshilli i Etikës së UP-së.

Anëtarja e Lëvizjes Feministe Studentore, Blenda Asllani, tha se nëse sot nuk merret një vendim për profesorin Xhevat Krasniqin, për të cilin studentët kanë bërë denoncim 27 herë për ngacmim seksual, atëherë studentët do të bllokojnë dyert dhe nuk do t’i lejojnë të dalin jashtë derisa ky i fundit të largohet nga puna.