Qerkini: Të punohet me ‘dreqin e dreqit’ kur është fjala për të zhdukurit, Andin Hoti i ra pishman për një deklaratë që bëri

Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Persona të Pagjetur, Bajram Qerkini ka kërkuar që të tregohet pse s’po punohet për varreza masive. Ai për Front Online ka thënë se duhet të punohet ‘me dreqin e dreqit’ kur është fjala për këtë kategori. Qerkini ka përmendur një deklaratë të Andin Hotit ku thotë se ‘të pagjeturit […]

Qerkini: Të punohet me ‘dreqin e dreqit’ kur është fjala për të zhdukurit, Andin Hoti i ra pishman për një deklaratë që bëri
qerkini:-te-punohet-me-‘dreqin-e-dreqit’-kur-eshte-fjala-per-te-zhdukurit,-andin-hoti-i-ra-pishman-per-nje-deklarate-qe-beri

qerkini:-te-punohet-me-‘dreqin-e-dreqit’-kur-eshte-fjala-per-te-zhdukurit,-andin-hoti-i-ra-pishman-per-nje-deklarate-qe-beri


Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Persona të Pagjetur, Bajram Qerkini ka kërkuar që të tregohet pse s’po punohet për varreza masive.

Ai për Front Online ka thënë se duhet të punohet ‘me dreqin e dreqit’ kur është fjala për këtë kategori.

Qerkini ka përmendur një deklaratë të Andin Hotit ku thotë se ‘të pagjeturit janë harruar duke u marr me veriut’.

“Pse s’po punohet për varreza masive duhet të tregojnë. Hoti ka thënë mirë se i kanë harruar të pagjeturit duke u marr me pjesën e veriut e ka fol këtë fjalë por i ka rënë pishman thotë se janë duke punuar por për çka po punojnë. Duhet me punuar me dreqin e dreqit kur është fjala për personat e pagjetur kështu mendojnë familjarët”, ka deklaruar Qerkini. 

“Te dy lokacione do fillojnë gërmimet që dyshohet për mbetje mortore”

Në Prizren e Gjakovë pritët të fillojnë gërmimet që dyshohet për mbetje mortore.

Kështu po deklaron Bajram Qerkini, përfaqësues i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur.

“Tek Prizreni e afër Gjakovës do të ketë gërmime por vlerësuese në Kosovë nuk përmendët as Kalludra, Tutini shumë varreza nuk përmendën edhe të pjesa e veriut por interesimi s’u kon i madh dhe nuk është punuar sa duhet”, tregoi ai.