Rama: Urime nga zemra Kosovës, faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të martën me 16 prill ka votuar pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Menjëherë pas votimit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Kosovën dhe ka falënderuar partnerët që votuan pro në Asamblenë Parlamentare. Rama shkroi se hapi historik është në maj dhe thotë që të gjithë […]

Rama: Urime nga zemra Kosovës, faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare
rama:-urime-nga-zemra-kosoves,-faleminderit-te-gjithe-miqve-e-partnereve-ne-asamblene-parlamentare

rama:-urime-nga-zemra-kosoves,-faleminderit-te-gjithe-miqve-e-partnereve-ne-asamblene-parlamentare

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të martën me 16 prill ka votuar pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Menjëherë pas votimit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Kosovën dhe ka falënderuar partnerët që votuan pro në Asamblenë Parlamentare.

Rama shkroi se hapi historik është në maj dhe thotë që të gjithë duhet të bëjnë vulosjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Europës. Tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur: VULOSJEN E KËTIJ ANËTARËSIMI”, ka shkruar Rama në Facebook.

Shkrimi i plotë: