RMV, OSBE po përcjell se nëse votimi po zhvillohet sipas standardeve të tyre

Gjatë vëzhgimit do të përpiqemi të shohim se nëse votimi po zhvillohet në pajtueshmëri të standardeve të OSBE-së. Ju dëshirojmë sukses votuesve në arritjet e tyre të ardhshme, deklaroi sot koordinatori special i OSBE-së, Nikoloz Samharadze pasi që me shefen e AP të OSBE-së, Karina Odebrik e vizituan vendvotimin në SHF “Kiro Glogorov” në lagjen […]

RMV, OSBE po përcjell se nëse votimi po zhvillohet sipas standardeve të tyre
Zgjedhje në Maqedoni, foto nga Teuta Buçi, Portalb.mk

Gjatë vëzhgimit do të përpiqemi të shohim se nëse votimi po zhvillohet në pajtueshmëri të standardeve të OSBE-së. Ju dëshirojmë sukses votuesve në arritjet e tyre të ardhshme, deklaroi sot koordinatori special i OSBE-së, Nikoloz Samharadze pasi që me shefen e AP të OSBE-së, Karina Odebrik e vizituan vendvotimin në SHF “Kiro Glogorov” në lagjen Kapishtec të Shkupit, njofton Portalb.mk.

Ai theksoi se aktivitetet e tyre janë në kuadër të misionit të përbashkët të Asamblesë Parlamentare të OSBE/ODIHR dhe Këshillit të Evropës.

“Jemi këtu në qendrën e Shkupit, po kryejmë vëzhgim në vendvotimin në një shkollë fillore. Gjithashtu do të kryejmë vëzhgime në gjithë shtetin, në rajone rurale dhe urbane dhe të gjithë vërejtjet dhe observimet tona, do t’i themi nesër në konferencë shtypi në ora 15”, paralajmëroi Samharadze.

Karina Odebrik, shefe e AP të OSBE-së informoi se kanë mbi 300 vëzhgues, ndërsa nga Asambleja Parlamentare 56 vëzhgues nga 25 vende.

“Ajo që është e rëndësishme gjatë vëzhgimit në zgjedhje, është, që t’i grumbullojmë vërejtjet dhe observimet dhe të i vendosim në një deklaratë të përbashkët”, shpjegoi Odebrik.