RMV, personat e pafuqishëm dhe të sëmurët deri në mesnatë mund të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet presidenciale

Personat e pamundur dhe të sëmurë mund të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për 24 prill deri në mesnatë, transmeton Portalb.mk. “Zgjedhësi i cili nuk ka mundësi të votojë në vendvotim (person i pafuqishëm ose i sëmurë) dhe dëshiron të votojë për këtë duhet ta njoftojë Komisioni Komunal Zgjedhor jo më […]

RMV, personat e pafuqishëm dhe të sëmurët deri në mesnatë mund të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet presidenciale
Zgjedhjet e vitit 2024 në Maqedoninë e Veriut. . Foto ilustrim e krijuar nga Fisnik Xhelili/Portalb.mk në Canva (përmban elemente nga Canva)

Personat e pamundur dhe të sëmurë mund të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për 24 prill deri në mesnatë, transmeton Portalb.mk.

“Zgjedhësi i cili nuk ka mundësi të votojë në vendvotim (person i pafuqishëm ose i sëmurë) dhe dëshiron të votojë për këtë duhet ta njoftojë Komisioni Komunal Zgjedhor jo më vonë se 7 ditë para ditës së caktuar për votim, 16 prill ora 24:00, e shënuar në orarin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve”, thonë nga KShZ.

KSHZ-ja informon se personat e paaftë apo të sëmurë votojnë në shtëpitë e tyre një ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Këtë votim e bën këshilli zgjedhor përgjegjës për realizimin e votimit për vendvotimin ku bëjnë pjesë këta persona, më 23 prill (e martë)”, është shënuar në Programin e KSHZ-së.

Fushata për zgjedhjet presidenciale përfundon në mesnatën e 22 prillit.