RMV, Policia publikoi disa parregullsi tjera që kanë ndodhur nëpër vendovotime

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka publikuar disa nga parregullsitë e reja që ka arritur të regjistron gjatë procesit zgjedhor. Parregullsitë kryesisht kanë të bëjnë më fotografimin e fletës së votimit, transmeton Portalb.mk. “Në ora 11:10 është raportuar se në fshatin Koxhalija, komuna e Radovishit, në vendvotimin me numër 1602, S.A. […]

RMV, Policia publikoi disa parregullsi tjera që kanë ndodhur nëpër vendovotime
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka publikuar disa nga parregullsitë e reja që ka arritur të regjistron gjatë procesit zgjedhor. Parregullsitë kryesisht kanë të bëjnë më fotografimin e fletës së votimit, transmeton Portalb.mk.

“Në ora 11:10 është raportuar se në fshatin Koxhalija, komuna e Radovishit, në vendvotimin me numër 1602, S.A. nga fshati Koxhalija e ka fotografuat fletën e votimit”, raportoi Policia.

Ata theksojnë se do të merren masa për zbardhjen e rastit.

“Rreth orës 12:15 është raportuar se në vendvotimin me numër 2683/1 në Shkup, 40 vjeçari A.S. nga Shkupi e ka fotografuar fletën e votimit”, raportoi Policia, duke shtuar se e njëjta është raportuar edhe për 48 vjeçarin A.I. në Ohër, 42 vjeçarin D.T. në Berovë dhe për S.S. në Shkup.

Ndryshe, në procesin për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, deri në ora 15:00 janë regjistruar 233 kundërshtime në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Deri më tani parregullsi ka raportuar edhe Ministria për Punë të Brendshme dhe Prokuroria.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votojnë për presidentin e vendit. Kutitë e votimit janë hapur që në orën 7:00, ndërsa do të mbyllen në orën 19:00. Të drejtë vote kanë 1.814.317 persona ndërsa 1.713.758  votues janë të regjistruar për votim në 3.480 vendvotime në tërë vendin. Në garë janë 7 kandidatë, kurse këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale.