RMV, vazhdon edhe sot protesta e specializantëve privatë

Specializantët privatë vazhdojnë grevën edhe mëngjesin e sotëm, nuk do të shkojnë në punë, nëse ndërkohë nuk marrin planin bardh e zi për punësimin e tyre dhe paga më të larta nga autoritetet. Ata nuk janë më në kujdestaru dhe nuk shkojnë në ambulanca pasi premtimi i ministrit të Shëndetësisë Ilir Demir ende nuk është […]

RMV, vazhdon edhe sot protesta e specializantëve privatë
Protesta e specializantëve privatë para Ministrisë së Shëndetësisë. Foto: Asociacioni i specializantëve dhe mjekëve të rinj (ASMR)

Specializantët privatë vazhdojnë grevën edhe mëngjesin e sotëm, nuk do të shkojnë në punë, nëse ndërkohë nuk marrin planin bardh e zi për punësimin e tyre dhe paga më të larta nga autoritetet. Ata nuk janë më në kujdestaru dhe nuk shkojnë në ambulanca pasi premtimi i ministrit të Shëndetësisë Ilir Demir ende nuk është realizuar. Ata kërkojnë rritje të pagave të cilat aktualisht arrijnë në 26.000 denarë, sigurim shëndetësor dhe të marrin kontratë pune, transmeton Portalb.mk.

Ata kanë bërë të ditur se nuk do të heqin dorë nga greva deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ministri i Shëndetësisë mbështet kërkesat për rritje të pagave dhe kontributeve të paguara, por nuk ka asnjë masë deri pas zgjedhjeve për t’i plotësuar ato.

Demiri beson se protesta e specializantëve e organizuar pikërisht në këtë periudhë ka prapavijë politike.

Mbi 400 specializantë privatë nga Qendra Klinike “Nënë Tereza” në Shkup janë në grevë të përgjithshme duke filluar nga dje për shkak të kërkesave të paplotësuara, të cilat ia kanë dërguar ministrit të Shëndetësisë Ilir Demiri më 27 mars. Hristina Ilioska-Çeslaroska tha se nuk do të paraqiten në punë, nuk do të jenë në detyrë dhe nuk do të punojnë në baza ambulatore derisa të marrin njoftim me shkrim se do t’u plotësohen kërkesat

Specializantët privatë janë të revoltuar për shkak se nuk kanë sigurim pensional dhe shëndetësor dhe kërkojnë rritje të kompensimit mujor, i cili tani arrin në 26.000 denarë dhe të jetë në nivelin e pagës mesatare të mjekut në një institucion publik shëndetësor, si dhe zgjidhjen e statusit të tyre si persona të papunë.

“Në takimin me ministrin e Shëndetësisë, na është premtuar se kërkesat tona do të paraqiten në seancën e ardhshme të Qeverisë. Pas takimit me ministrin, më 3 dhe 9 prill janë mbajtur dy seanca të Qeverisë, në të cilat sipas informacioneve publike të Qeverisë, kërkesat tona nuk janë diskutuar në asnjërën prej tyre”, tha Ilioska-Çeshlaroska, duke shtuar se edhe ato si gra janë të diskriminuara dhe nuk mund të shkojnë me leje lehonie apo sëmundje për shkak të një fëmije, sepse më pas ndalohet specializimi dhe u anulohet pagesa mujore.

Kujtojmë se punëtorët shëndetësorë me 8 prill në organizatën e Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, të përkrahur nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) protestuan për punësim jo selektiv, përshtatje të pagave sipas Ligjit për pagë minimale dhe rritje të koeficienteve si shtesa në paga.