Rrahen dy të mitura në Graçanicë, njëra prej tyre arrestohet dhe dërgohet në mbajtje

Dy të mitura raportohet se janë përfshirë në një rrahje, e cila ka ndodhur të premten rreth orës 12:10 në Uglar të Graçanicës. Policia njofton se pas një mosmarrëveshje verbale një e mitur ka sulmuar fizikisht tjetrën, duke i shkaktuar lëndime trupore. “Uglar, Graçanicë 20.10.2023-12:10.  Pas një mosmarrëveshje verbale e dyshuara femër kosovare – e […]

Rrahen dy të mitura në Graçanicë, njëra prej tyre arrestohet dhe dërgohet në mbajtje
rrahen-dy-te-mitura-ne-gracanice,-njera-prej-tyre-arrestohet-dhe-dergohet-ne-mbajtje

rrahen-dy-te-mitura-ne-gracanice,-njera-prej-tyre-arrestohet-dhe-dergohet-ne-mbajtje

Dy të mitura raportohet se janë përfshirë në një rrahje, e cila ka ndodhur të premten rreth orës 12:10 në Uglar të Graçanicës.

Policia njofton se pas një mosmarrëveshje verbale një e mitur ka sulmuar fizikisht tjetrën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Uglar, Graçanicë 20.10.2023-12:10.  Pas një mosmarrëveshje verbale e dyshuara femër kosovare – e mitur, e ka sulmuar fizikisht viktimën femër të mitur të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin policor.

Viktima bëhet e ditur se ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar e dërguar në mbajtje.

Rasti i cili është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, është në procedurë hetimore./Front Online