Nagavci viziton Qendrën e Studentëve në Prishtinë, njoftohet me kushtet e banimit dhe të ushqimit

Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci sot ka vizituar Qendrën e Studentëve me disa anëtarë të stafit të saj. Sipas njoftimit të Qendrës së Studentëve, gjatë takimit u zhvilluan diskutime me studentë lidhur me kushtet e përgjithshme në këtë qendër. “Gjatë kësaj vizite ata qëndruan në konviktin numër I dhe VIII për të […]

Nagavci viziton Qendrën e Studentëve në Prishtinë, njoftohet me kushtet e banimit dhe të ushqimit
nagavci-viziton-qendren-e-studenteve-ne-prishtine,-njoftohet-me-kushtet-e-banimit-dhe-te-ushqimit

nagavci-viziton-qendren-e-studenteve-ne-prishtine,-njoftohet-me-kushtet-e-banimit-dhe-te-ushqimit

Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci sot ka vizituar Qendrën e Studentëve me disa anëtarë të stafit të saj.

Sipas njoftimit të Qendrës së Studentëve, gjatë takimit u zhvilluan diskutime me studentë lidhur me kushtet e përgjithshme në këtë qendër.

“Gjatë kësaj vizite ata qëndruan në konviktin numër I dhe VIII për të përcjellur nga afër të gjitha procedurat për vendosjen e studentëve nëpër dhomat përkatëse. Po ashtu, u zhvilluan diskutime me studentë lidhur me kushtet e përgjithshme në Qendrën e Studentëve duke i inkurajuar që ata t’i ndajnë të gjitha sygjerimet e tyre ashtu që në të ardhmen të ofrohen edhe shërbime më cilësore”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se Nagavci sot vizitoi edhe menzën e studentëve, për t’u njoftuar me cilësinë e ushqimit që u servohet studentëve.