Shpërblime për nxënësit dhe mësimdhënësit në Maqedoninë e Veriut që kanë marrë tre vendet e para në gara

Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar Thirrjen Publike për ndarjen e shpërblimet në të holla për fitimin e vendit të parë, të dytë ose të tretë në gara ndërkombëtarë në fushën e matematikës dhe shkencave natyrore, për nxënësit dhe mësimdhënësit që i përgatitin nxënësit, transmeton Portalb.mk. “Ministria e Arsimit dhe […]

Shpërblime për nxënësit dhe mësimdhënësit në Maqedoninë e Veriut që kanë marrë tre vendet e para në gara
Hapësirë shkollore për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor. Foto nga Portalb.mk

Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar Thirrjen Publike për ndarjen e shpërblimet në të holla për fitimin e vendit të parë, të dytë ose të tretë në gara ndërkombëtarë në fushën e matematikës dhe shkencave natyrore, për nxënësit dhe mësimdhënësit që i përgatitin nxënësit, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndanë shpërblim në të holla  për fitimin e vendit të parë, të dytë ose të tretë në garë ndërkombëtare  në fushën e matematikës dhe shkencave natyrore. Me garë ndërkombëtare  nënkupton garë në të cilin marrin pjesë nxënës   të paktën nga dhjetë vende të ndryshme, dhe duke krahasuar njohuritë e nxënësve nga nxënësit e vendeve të ndryshme dhe rangohen arritjet e tyre”, deklaroi Ministria.

Afati për aplikim është deri më 31 gusht të këtij viti.

“Мinistria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë individualisht shpërblim  në të holla në vlerë prej 50% të pagës mesatare neto të paguar për punëtor në Republikën e Maqedonisë së Veriut në muajin e fundit para ndarjes së shpërblimit  për vendin e parë, 40% për vendin e dytë dhe 30 % për vendin e tretë”, sqaroi Ministria.

Ndërkohë, Ministria ka hapur Thirrjen Publike për dhënien e medaljes së arit, argjendit ose bronzit në një nga 13 Olimpiadata Ndërkombëtare të Shkencave (International Science Olympiad), për nxënësin dhe mësimdhënësin që e përgatiti nxënësin për olimpiadë