ShSKUK-ja për Front Online: Mjetet shpërthyese në QKUK dyshohet të jenë nga koha e paraluftës

Mjete shpërthyese dyshohet të jenë gjetur në Klinikën e Patologjisë, më saktësisht në Institutet Paraklinike. Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës në një përgjigje për Front Online kanë deklaruar se mjetet dyshohet të jenë nga koha e paraluftës. “Mjetet dyshohet të jenë nga koha e paraluftës dhe janë gjetur gjatë inventarizimit të inventarit nga […]

ShSKUK-ja për Front Online: Mjetet shpërthyese në QKUK dyshohet të jenë nga koha e paraluftës
shskuk-ja-per-front-online:-mjetet-shperthyese-ne-qkuk-dyshohet-te-jene-nga-koha-e-paraluftes

shskuk-ja-per-front-online:-mjetet-shperthyese-ne-qkuk-dyshohet-te-jene-nga-koha-e-paraluftes


Mjete shpërthyese dyshohet të jenë gjetur në Klinikën e Patologjisë, më saktësisht në Institutet Paraklinike.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës në një përgjigje për Front Online kanë deklaruar se mjetet dyshohet të jenë nga koha e paraluftës.

“Mjetet dyshohet të jenë nga koha e paraluftës dhe janë gjetur gjatë inventarizimit të inventarit nga Oda e Mjekëve”, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së, për Front Online.

Më tutje në përgjigje thuhet se informata është pranuar rreth orësh 14:00.

“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në Institutet Paraklinike, në QKUK, hapësirat ku është vendosur Oda e Mjekëve e Kosovës. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm”, thuhet aty.

Nga ShSKUK-ja kanë bërë të ditur për Front Online se në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese./Front Online