Shtime: Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes nga Lufta e Dytë Botërore, FSK-ja në vend të ngjarjes

Një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë predhë artilerie është gjendur në Shtime. Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se predha dyshohet të jetë nga Lufta e Dytë Botërore. “Më datën 11.04.2024, rreth orës 11:30 kemi pranuar një informatë se afër rezervuarit […]

Shtime: Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes nga Lufta e Dytë Botërore, FSK-ja në vend të ngjarjes
shtime:-gjendet-nje-mjet-i-dyshuar-shperthyes-nga-lufta-e-dyte-boterore,-fsk-ja-ne-vend-te-ngjarjes

shtime:-gjendet-nje-mjet-i-dyshuar-shperthyes-nga-lufta-e-dyte-boterore,-fsk-ja-ne-vend-te-ngjarjes

Një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë predhë artilerie është gjendur në Shtime.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se predha dyshohet të jetë nga Lufta e Dytë Botërore.

“Më datën 11.04.2024, rreth orës 11:30 kemi pranuar një informatë se afër rezervuarit të ujit në rrugën ‘Skënderbeu’ në Shtime ishte një mjet i dyshuar, predhë artilerie, e cila dyshohet të jetë nga Lufta e Dytë Botërore’.

“Patrulla e policisë ka siguruar vendin e ngjarjes dhe janë njoftuar njësia përkatëse e FSK-së”, tha Veseli.

Bëhet e ditur se ekipet e FSK-së janë në vendin e ngjarjes.