Siljanovska-Davkova: Do të angazhohem që ARM gjithmonë të përmbushë standardet e NATO-s dhe të përfshijë më shumë gra

“Presidenti është komandanti suprem i forcave të armatosura. Dhe forcat e armatosura janë mbrojtëse e pavarësisë dhe integritetit territorial të Maqedonisë. Duhet të ketë rregull në ushtri! Duhet të ketë The post Siljanovska-Davkova: Do të angazhohem që ARM gjithmonë të përmbushë standardet e NATO-s dhe të përfshijë më shumë gra appeared first on Flaka | Në çdo lajm... .

Siljanovska-Davkova: Do të angazhohem që ARM gjithmonë të përmbushë standardet e NATO-s dhe të përfshijë më shumë gra

“Presidenti është komandanti suprem i forcave të armatosura. Dhe forcat e armatosura janë mbrojtëse e pavarësisë dhe integritetit territorial të Maqedonisë. Duhet të ketë rregull në ushtri! Duhet të ketë një hierarki në ushtri! Në ushtri duhet të ketë standarde”, tha, sonte, nga tubimi në Prilep, kandidatja për presidente, Gordana Siljanovska-Davkova, përcjell FLAKA.

“Sidomos duhet të respektojmë standardet e NATO-s pasi jemi anëtare të aleancës! Mirëpo, nëse atje ka politizim dhe partizim, nëse nuk ka mjaftueshëm femra në postet kyçe, atëherë mendoj se pikëpyetja është e madhe. Pse femrat? Sepse unë, si të gjitha femrat, jam krenare dhe e di që në të gjitha fushat mund të sjellim diçka të re. Dhe është e rëndësishme sepse viktimat kryesore në të gjitha luftërat janë gratë dhe fëmijët. Kur ka gra në ushtri dhe në funksione kyçe, në pozita kyçe në shtet, atëherë ka garanci më të mëdha për paqen”, tha Siljanovska-Davkova. FLAKA

The post Siljanovska-Davkova: Do të angazhohem që ARM gjithmonë të përmbushë standardet e NATO-s dhe të përfshijë më shumë gra appeared first on Flaka | Në çdo lajm... .