“S’ka argument që ta bëjë pis”, Spiropali i del në mbrojtje Ramës: S’flet për Drejtësinë, të bëjë punën e saj

Ministrja Elisa Spiropali i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi pasi kërkoi që në Kuvend të ishte i pranishëm kryeministi EdIiRama dhe të fliste për çështjen e Arben Ahmetajt. Spiropali i doli në mbrojtje Ramës duke thënë se kryeministri e ka treguar edhe më parë se nuk flet për Drejtësinë dhe […] The post “S’ka argument që ta bëjë pis”, Spiropali i del në mbrojtje Ramës: S’flet për Drejtësinë, të bëjë punën e saj appeared first on Newsbomb Albania.

“S’ka argument që ta bëjë pis”, Spiropali i del në mbrojtje Ramës: S’flet për Drejtësinë, të bëjë punën e saj

Ministrja Elisa Spiropali i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi pasi kërkoi që në Kuvend të ishte i pranishëm kryeministi EdIiRama dhe të fliste për çështjen e Arben Ahmetajt.

Spiropali i doli në mbrojtje Ramës duke thënë se kryeministri e ka treguar edhe më parë se nuk flet për Drejtësinë dhe se e lë atë të flasë.

Ajo tha se maxhoranca distancohet dhe lë drejtëinë të flasë, teksa tha se “hajdutët duhet të shkojnë aty ku e kanë vendin”.

“Nëse ka një çështje që nuk na kompleksoni është raporti ynë me Drejtësinë. Nëse doni tju marr shembuj të pafund të raportit tonë qytetar, instucional me drejtësinë. Qetësohu mos thuaj gjëra qesharake (i drejtohet Bardhit).

Ju jeni mësuar me kryeministra që për drejtësinë kanë folur, kanë folur, por nuk kanë vepruar. Rama nuk flet për drejtësinë. Nuk e përdor si armë për politikën, nuk bën populizëm me drejtësinë dhe lë institucionet të bëjnë punën e tyre duke besuar se ata instutucine do përdorin profesionalizmin për të bërë drejtësi jo politikë.

Ju akuzoni dhe u bëni gjyqin publikisht pa fakt, por nuk i con aty ku duhet sepse ruan ekulibrat. Nuk ka asnjë gojë dhe asnjë argument që mund ta bëjë Ramën pis në raport me drejtësinë. Hajdutët të shkojnë aty ku e kanë vendin”, tha Spiropali ndër të tjera.

The post “S’ka argument që ta bëjë pis”, Spiropali i del në mbrojtje Ramës: S’flet për Drejtësinë, të bëjë punën e saj appeared first on Newsbomb Albania.