E ZBULON Bardhi: Dumani kërkoi arrestimin e Ahmetaj se tentoi të prishte provat

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka treguar se çfarë ka thënë kreu i SPAK, Altin Dumani në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për çështjen e Arbën Ahmetajt. Sipas Bardhit, Dumani ka thënë se është dhënë urdhëri për arrestimin e menjëhershëm të Ahmetajt, pasi ky i fundit ka tentuar të prishë provat dhe […] The post E ZBULON Bardhi: Dumani kërkoi arrestimin e Ahmetaj se tentoi të prishte provat appeared first on Newsbomb Albania.

E ZBULON Bardhi: Dumani kërkoi arrestimin e Ahmetaj se tentoi të prishte provat

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka treguar se çfarë ka thënë kreu i SPAK, Altin Dumani në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për çështjen e Arbën Ahmetajt.

Sipas Bardhit, Dumani ka thënë se është dhënë urdhëri për arrestimin e menjëhershëm të Ahmetajt, pasi ky i fundit ka tentuar të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët.

“Po i japin kohë për të feshur prova. Ne kemi shprehur vullnet, nuk ka ansjë arsye për të vonuar procedurat, e vetmja arsye është eksektasisht atë që tha Altin Dumani. Prej një javë deklaroi se Arben Ahmetaj si deputet, si ish ministër ka tentuar të prishë prova dhe kërkon arrestimin e tij menjëherë.  Ka tentuar të fshijë prova dhe të intimidojë dëshmitarët.

Këta zotërinj duan ekzatësisht këtë. Ti japin kohë Ahmetajt të prishë prova, të negociojë me Ramën. Të vijë Rama të tregojë cfarë ka folur me Ahmetajn 48 orët e fundit”, tha Bardhi.

The post E ZBULON Bardhi: Dumani kërkoi arrestimin e Ahmetaj se tentoi të prishte provat appeared first on Newsbomb Albania.