“Po i motivojmë”, Balla i përgjigjet Açkës: Duam që të ketë mjekë në çdo cep të Shqipërisë, t’u shërbejnë qytetarëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur deputetes Flutura Açka, e cila u shpreh në Kuvend kundër vendimit që studentëve t’u  mbahet diploma për 5 vite. Në fjalën e tij, deputeti Balla tha se projektligji do të diskutohet në dy Komisonet në ditët e ardhshme, ndërsa shtoi se 1200 mjekë […] The post “Po i motivojmë”, Balla i përgjigjet Açkës: Duam që të ketë mjekë në çdo cep të Shqipërisë, t’u shërbejnë qytetarëve appeared first on Newsbomb Albania.

“Po i motivojmë”, Balla i përgjigjet Açkës: Duam që të ketë mjekë në çdo cep të Shqipërisë, t’u shërbejnë qytetarëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur deputetes Flutura Açka, e cila u shpreh në Kuvend kundër vendimit që studentëve t’u  mbahet diploma për 5 vite.

Në fjalën e tij, deputeti Balla tha se projektligji do të diskutohet në dy Komisonet në ditët e ardhshme, ndërsa shtoi se 1200 mjekë e mjeke që kanë përfunduar studimet ne Shqipëri, nuk ofrojnë shërbimin qytetarëve.

Balla: Sot ligji hyn në procedurë parlamentare, që gjatë diskutimit në dy komisionet do të planifikojnë gjatë punës së tyre të dëgjohen të gjithë. Zonja Açka ne këtu jemi deputetët e Kuvendit dhe jemi betuar para shqiptarëve se interesi publik është më i rëndësishëm për ne. Janë 1200 mjekë e mjeke që kanë përfunduar studimet ne Shqipëri dhe nuk ofrojnë shërbimin qytetarëve. Ky është një investim publik i Shqipërisë sonë të përbashkët.

Ne duam që të kemi mjekë në cdo cepp të territorit dhe nuk duam që të mungojnë. Ju i shikoni njerëzit si vota. Ju lutem mos harroni kurrë se jeni deputetët e Kuvendit. Mos harroni kuyrë se kemi 5400 mjekë  që ofrojnë shërbim, na mbetet akoma punë për të rritutr numrin e mjekëve. Në emër të grupit të PS, e përshëndes vendimin e djeshëm, ju vetë jeni një prej atyre shembujve pozitivë, e latë  emigracionin për të shërbyer në vendin tënd. Këtë po iu themi dhe studentëve.

Studentëve aktulaë di t’u oftohet mundësia për të nënshkruar marrëveshje për të punuar në Shqipëri dhe për të  tërhequr diplomën pas mbarimit të punësimit. Heroi Klevis Balliu shkonte bllokonte rrugën te Astiri, mos u bëni “mish për top” në një gjë që jeni të sigurtë i bën mirë një interesi publik.

The post “Po i motivojmë”, Balla i përgjigjet Açkës: Duam që të ketë mjekë në çdo cep të Shqipërisë, t’u shërbejnë qytetarëve appeared first on Newsbomb Albania.