Sveçla: 36 zyrtarë policorë do të jenë pjesë e Njësisë Speciale Operative

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook ka than se nga sot 36 zyrtarë policorë do të jenë vlerë e shtuar e Njësisë Speciale Operative. “Djemtë e vajzat tona brenda kësaj Njësie do të shërbejnë për të gjithë qytetarët tanë pa dallim në çdo cep të territorit të […]

Sveçla: 36 zyrtarë policorë do të jenë pjesë e Njësisë Speciale Operative
svecla:-36-zyrtare-policore-do-te-jene-pjese-e-njesise-speciale-operative

svecla:-36-zyrtare-policore-do-te-jene-pjese-e-njesise-speciale-operative

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook ka than se nga sot 36 zyrtarë policorë do të jenë vlerë e shtuar e Njësisë Speciale Operative.

“Djemtë e vajzat tona brenda kësaj Njësie do të shërbejnë për të gjithë qytetarët tanë pa dallim në çdo cep të territorit të Republikës sonë”, ka thënë ministri Sveçla.

“Mirënjohje të gjithëve që në uniformën e Policisë së Kosovës po garantojnë sundim të rendit dhe ligjit, po mbrojnë sovranitetin e integritetin territorial të vendit tonë”, ka shkruar ai.