Sveçla takon Peach-in, diskutojnë për sigurinë në veri të vendit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të enjten ka takuar të dërguarin Special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë për atë në veri të vendit. Në një postim në Facebook, Sveçla ka theksuar se takimi me […]
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të enjten ka takuar të dërguarin Special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë për atë në veri të vendit.
Në një postim në Facebook, Sveçla ka theksuar se takimi me Peach-in ishte i “frytshëm”.
“Takim shumë i frytshëm teksa biseduam për situatën e sigurisë në Republikën tonë, veçanërisht në veriun e vendit tonë. Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për institucionet tona të sigurisë është e vazhdueshme me ç’rast i kam shprehur Lordit Peach mirënjohjen time të thellë”, ka shkruar Sveçla.
Sveçla gjithashtu ka thënë se Policia e Kosovës “përkundër sfidave në detyrat e saj për të cilat biseduam me Lord Peach, në çdo kohë është në dispozicion dhe adresë e të gjitha komuniteteve në mbarë vendin, veçanërisht atyre që jetojnë në Veriun e vendit tonë”.