Takimet në Bruksel ende duke vazhduar, s’dihet për formatet

Takimet në Bruksel në mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti, bashkë me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, po vazhdojnë në formate të ndryshme. Sipas mediumit Euronews në gjuhen serbe, takime të formateve të ndryshme po mban edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton […]

Takimet në Bruksel ende duke vazhduar, s’dihet për formatet
takimet-ne-bruksel-ende-duke-vazhduar,-s’dihet-per-formatet

takimet-ne-bruksel-ende-duke-vazhduar,-s’dihet-per-formatet

Takimet në Bruksel në mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti, bashkë me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, po vazhdojnë në formate të ndryshme.

Sipas mediumit Euronews në gjuhen serbe, takime të formateve të ndryshme po mban edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se sot, Kurti ka takuar liderët e pesëshes evropiane, ku takime të njëjta ka pasur edhe presidenti serb, Vuçiq.

Borrell, pas takimit të Kurtit e Vuçiqit me pesëshen evropiane, ka thënë gjatë ditës mund të ketë edhe një takim mes dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë.