Berisha: I gatshëm të shkoj në SPAK dhe të përgjigjem për çdo vendim nga 1990 deri sot

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat u shpreh se është i gatshëm që të pyetet nga SPAK. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se është i gatshëm që të përgjigjet për çdo vendim nga 1990 deri ditën e sotme që është në politikë. Më tej, ish-kryeministri akuzoi se SPAK mundësoi arratisjen e ish-zv.kryeministrit […] The post Berisha: I gatshëm të shkoj në SPAK dhe të përgjigjem për çdo vendim nga 1990 deri sot appeared first on Newsbomb Albania.

Berisha: I gatshëm të shkoj në SPAK dhe të përgjigjem për çdo vendim nga 1990 deri sot

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat u shpreh se është i gatshëm që të pyetet nga SPAK.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se është i gatshëm që të përgjigjet për çdo vendim nga 1990 deri ditën e sotme që është në politikë. Më tej, ish-kryeministri akuzoi se SPAK mundësoi arratisjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

“Nuk jam thirrur asnjëherë. Jam i gatshëm të përgjigjem për çdo vendim nga 1990 gjer sot që jam në politikë. Sa herë që jam thirrur nuk ka qenë SKAP por kanë qenë prokurori të tjera.

Nuk u mohoj të drejtën e hetimit, por bëjnë politikë dhe ushqejnë gazetarët. Aty ka kriminelë me damkë publike. ”, teksa më tej tha se Partia Demokratike do të fillojë betejën kundër kësaj organizate kriminale dhe sipas tij vetën ndëshimi i “ balozëve”  do të jetë kushti për paqen dhe stabilitetin në Shqipëri.

 

The post Berisha: I gatshëm të shkoj në SPAK dhe të përgjigjem për çdo vendim nga 1990 deri sot appeared first on Newsbomb Albania.