Të enjten nis punimet Kuvendi, Rrustemi: Opozita e ka nis negativisht

Të enjten e kësaj jave është paraparë të nisë punën Kuvendi i Kosovës më një seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike. E nisjen e sesionit pranveror, Adnan Rrustemi, deputet i Vetëvendosjes tha se sesioni i ri i Kuvendit për këtë vit duhej të fillonte me seanca […]

Të enjten nis punimet Kuvendi, Rrustemi: Opozita e ka nis negativisht
te-enjten-nis-punimet-kuvendi,-rrustemi:-opozita-e-ka-nis-negativisht

te-enjten-nis-punimet-kuvendi,-rrustemi:-opozita-e-ka-nis-negativisht

Të enjten e kësaj jave është paraparë të nisë punën Kuvendi i Kosovës më një seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike. E nisjen e sesionit pranveror, Adnan Rrustemi, deputet i Vetëvendosjes tha se sesioni i ri i Kuvendit për këtë vit duhej të fillonte me seanca të rregullta, mirëpo opozita ka përpjeke që të fillohet negativisht.

Sipas Rrustemit, edhe në një seancë të rregullt do të mund të diskutohej kjo çështje.

“Çështja e faturave të energjisë elektrike është më së paku çështje e kuvendit. Natyrisht diskutimi është legjitim, por nuk është zgjidhje”, tha ai në emisionin “Info Plus” në RTK.

Rrustemi shtoi se kjo është përgjegjësi e ZRRE-së si institucion ligjor me autorizime të përcaktuara dhe e KEDS-it si shpërndarës i energjisë elektrike.

Kujtojmë se Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e djeshme së bashku me kryetarë të grupeve parlamentare, vendosi që konform kërkesës së 40 deputetëve nënshkrues, të enjten më 18 janar 2024 në orën 10:00, Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme shqyrton propozimi e rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.

Në rendin e ditës për seancën e 18 janarit ishin parashikuar disa pika të rendit të ditës, përfshirë edhe disa pika nga seancat e shkuara.

Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Votimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,

Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,

Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,

Votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,

Votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-263 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës,

Votimi në lexim të dytë i Projekt Kodit doganor dhe të akcizave, nr. 08/L-247,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-243 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L–037 për metrologji,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-262 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative faza e dytë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-264 për rininë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-268 për shpronësimin e pronës së paluajtshme,

Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,

Votimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,

Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2022,

Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2022,

Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.02/L-65 Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes,

Shqyrtimi i Rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.2003/5 për farërat,

Shqyrtimi i Rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,

Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë,

Propozimi për përzgjedhjen e një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,

Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave