U ndalohet hyrja në Kosovë, zyrtarëve të të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë

Autoritetet kosovoare mbrëmë ua kanë ndaluar ndihmësdrejtorëve të të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Svetlana Miladinov dhe Igor Popoviq, të hyjnë në territorin e Kosovës ku është dashur të marrin pjesë në Ditën e Komunës së Mitrovicës, shkruan Novosti, transmeton FrontOnline. Përderisa Kosova ka refuzuar hyrjen në territorin e Kosovës për drejtorin e të ashtuquajturës Zyrës […]

U ndalohet hyrja në Kosovë, zyrtarëve të të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë
u-ndalohet-hyrja-ne-kosove,-zyrtareve-te-te-ashtuquajtures-zyres-per-kosove

u-ndalohet-hyrja-ne-kosove,-zyrtareve-te-te-ashtuquajtures-zyres-per-kosove

Autoritetet kosovoare mbrëmë ua kanë ndaluar ndihmësdrejtorëve të të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Svetlana Miladinov dhe Igor Popoviq, të hyjnë në territorin e Kosovës ku është dashur të marrin pjesë në Ditën e Komunës së Mitrovicës, shkruan Novosti, transmeton FrontOnline.

Përderisa Kosova ka refuzuar hyrjen në territorin e Kosovës për drejtorin e të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë dhe kryenegociatorin në dialog, Petar Petkoviq, është ndaluar edhe ndihmësdrejtoresha, Milena Parliq të martën për të hyrë në territorin e Kosovës, ndërsa të hënën më 20 nëntor të njëjtin ndalim i është shqiptuar edhe ndihmës drejtoreshës Jelena Stojkoviq, e cila sipas Novosti është dashur të vizitojë dy familje në nevojë sociale.

Të gjithë ndihmësdrejtorëve të të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë u është thënë se hyrja e tyre në territorin e Kosovës është e ndaluar deri më 31 dhjetor.

Sipas marrëveshjes për lirinë e lëvizjes së arritur në Bruksel, ndihmësdrejtorët nuk i paralajmërojnë vizitat e tyre, por atyre iu mundësohet hyrje e papenguar në Kosovë.

Për këtë arsye sipas Novosti, Serbia për këtë shkelje të marrëveshjes do ta informojë edhe ndërmjetësuesin e BE-së në dialog, Miroslav Lajçak./FrontOnline/