U shkarkuan avokatët shtetëror në Strugë dhe Shkup

Ministria për Drejtësi njoftoi që në seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut janë shkarkuar avokatet e shtetit në dy rajone e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. “Me propozim të Avokatit të Shtetit, gjegjësisht Ministrisë së Drejtësisë, në seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mor […]

U shkarkuan avokatët shtetëror në Strugë dhe Shkup
Ministria e Drejtësisë, foto nga Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ministria për Drejtësi njoftoi që në seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut janë shkarkuar avokatet e shtetit në dy rajone e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Me propozim të Avokatit të Shtetit, gjegjësisht Ministrisë së Drejtësisë, në seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mor vendim për shkarkimin e Avokatit të Shtetit në rajonin e Strugës dhe atë të Shkupit, për shkak të kryerjes joprofesionale dhe të papërgjegjshme të funksionit”, sqaroi Ministria.

Në njoftim theksohet që Mirko Veljanoski u shkarkuar nga rajoni i Strugës, ndërsa Janë Jankullovski nga Shkupi.