Vendimet e Qeverisë së RMV-së për Ansamblin Muzikor -Tetovë dhe Galerinë – Gostivar

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 20-të ka shqyrtuar dhe miratuan propozimet në lidhje me objektin ku do të ushtrojnë aktivitetet dy institucionet shtetërore, Ansambli Muzikor – Tetovë dhe Institucioni Nacional Galeria -Gostivar, transmeton Portalb.mk. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mori Vendim me të cilin Institucionit Nacional të Ansamblit Muzikor në […]

Vendimet e Qeverisë së RMV-së për Ansamblin Muzikor -Tetovë dhe Galerinë – Gostivar
Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Foto nga Fisnik Xhelili / Portalb.mk

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 20-të ka shqyrtuar dhe miratuan propozimet në lidhje me objektin ku do të ushtrojnë aktivitetet dy institucionet shtetërore, Ansambli Muzikor – Tetovë dhe Institucioni Nacional Galeria -Gostivar, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mori Vendim me të cilin Institucionit Nacional të Ansamblit Muzikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut – Tetovë, i jepen në shfrytëzim të përhershëm, pa kompensim,
hapësira të cilat gjenden në rr. “Tetovo” p.n. Tetovë, pronësi e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, raportoi Qeveria.

Një nga nismat e shqyrtuara në këtë seancë është edhe ajo për sigurimin e objektit për I.N. Galeria Gostivar.

“Me udhëzim të Kryetarit të Qeverisë, Ministria e Kulturës është ngarkuar të  shqyrtojë dokumentacionin ekzistues të dërguar nga I.N. Galeria Gostivar në Qeveri dhe të dalë me një propozim zgjidhje në lidhje me vendosjen e tij të përhershëm”, raportoi Qeveria.