Rrëzuan kërkesën e PD për debat me Ramën për “Ahmetajn”, Gogu: S’është më urgjencë, tani është në duart e drejtësisë

Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesat e opozitës për mocion me debat dhe interpelancë me kryeministrin Edi Rama, lidhur me aferën e inceneratorëve. Pas përfundimit të mbledhjes së Koferencës së Kryetarëve në një deklaratë për mediat zv.kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Toni Gogu, tha se Kuvendi ka ushtruar rolin e tij dhe tani kjo çështje […] The post Rrëzuan kërkesën e PD për debat me Ramën për “Ahmetajn”, Gogu: S’është më urgjencë, tani është në duart e drejtësisë appeared first on Newsbomb Albania.

Rrëzuan kërkesën e PD për debat me Ramën për “Ahmetajn”, Gogu: S’është më urgjencë, tani është në duart e drejtësisë

Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesat e opozitës për mocion me debat dhe interpelancë me kryeministrin Edi Rama, lidhur me aferën e inceneratorëve.

Pas përfundimit të mbledhjes së Koferencës së Kryetarëve në një deklaratë për mediat zv.kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Toni Gogu, tha se Kuvendi ka ushtruar rolin e tij dhe tani kjo çështje është në duart e drejtësisë.

Gogu shtoi se kjo çështje tani nuk është më urgjencë pasi atëhere kur ishte mori vëmendjen e nevojshme dhe u bë i mundur dhe hartimi i raportit i cili tashmë është në duart e drejtësisë.

“Nuk dhamë pëlqimin tonë që këto çështje duhet të hyjnë ne seancën e menjëhershme dhe këtë e përcakton Kuvendi i Shqipërisë.  Në sesionin që do të vendosë Kuvendi, vendos vetëm kuvendi nëse ato çështje do të përfshihen në rendin e ditës apo jo. Ne besojmë fort që në rolin kushtetues kuvendi e ka ushtruar kontrollin e vet parlamentar tani është momenti i drejtësisë për atë çështje.

Kur ne hapëm rrugën e komisionit hetimor dhe hartuam raportin i cili sot është në duart e drejtësissë dhe tha që detyra jonë është na jepni lejë dhe kërkoi seancë me dyer të mbylluar çdo veprim tjetër është, por për Kuvendin në seancën e ardhme ne mendojmë që urgjenca janë pensionet, studentet, mjekësia, shërbimi mjekësor kështu që për këto arsye ne vendosëm që seanca e parlamentit e ardhshme kuvendi të vendosë së si do procedojë në atë séance”, tha ai.

“Urgjencën e çmuam kur ishte urgjente dhe ushtruiam kontrollin aprlamentar sot pas trevitesh nu kështë nëj ccështje urgjente. Parashikohet rregullorja kur ti vijë radha dhe nuk kemi asnjë frike për të bërë debat sepse ne kemi ushtruar detyrën tonë me përgjegjësi. Mendoj që janë çështje që po i heton drejtësia dhe nuk kanë të bëjnë as me veprimtarinë parlamentare. Për të cilat Kuvendi e ushtroi veprimtarinë e vet gjerë e gjatë ku thirri të gjithë ministrat dhe kryeministrin”, shtoi Gogu.

Më herët foli edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i cili tha  se për mazhorancën, nuk është çështje urgjente ndalimi i pagesave për dy mafiozë në arrati për inceneratorët, referuar Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Ai tha se argumenti i Kuvendit është që nuk ka çështje urgjente për debat.

“Konferenca e Kryetarëve vendosi sot rrëzimin e kërkesës për interpelancë dhe për mocion me debat duke shfaqur në këtë mënyrë vizionin për shndërrimin e Parlamentin në një dyqan personal të Zotos dhe Mërtirin. Fakti që paratë e shqiptarëve transferon të dy njerëz në arrati nuk është një çështje urgjente për Kuvendin.

Për koleget e maxhorancës fakti që dy mafiozë, Mërtiri dhe Zoto marrin pagesa cdo ditë nga shteti për punë të pakryera, për ta nuk është cështje urgjente.E kuptoj përgjegjësinë që ka Rama si koka e aferës së inceneratorëve. Mocioni me debat është i nevojshëm., duhet të repsketohet Kushtetuta dhe Rregullorja.

Ahmetaj mund të vijojë të transferojë milione euro në Zvicër. Për Maxhorancën kjo çështje quhet e rezauruar. Kërkesa jonë ishte Kjo: Për të ndalur pagesat për dy personave në kërkim. Shikojmë sesi vidhen paratë e shqiptarëve dhr nga ana tjetër sesi dhunohen të drejtat”, tha Bardhi.

 

 

 

The post Rrëzuan kërkesën e PD për debat me Ramën për “Ahmetajn”, Gogu: S’është më urgjencë, tani është në duart e drejtësisë appeared first on Newsbomb Albania.