Vitia për projektligjin për fertilizim të asistuar: Mbështet drejtpërdrejtë familjet e qytetarëve tanë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se votimi në lexim të parë i Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësorë është i një rëndësie të lartë për qytetarët e vendit. Ai është shprehur falënderues ndaj deputetëve që votuan pro këtij projektligji. “Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë një ligj jashtëzakonisht […]

Vitia për projektligjin për fertilizim të asistuar: Mbështet drejtpërdrejtë familjet e qytetarëve tanë
vitia-per-projektligjin-per-fertilizim-te-asistuar:-mbeshtet-drejtperdrejte-familjet-e-qytetareve-tane

vitia-per-projektligjin-per-fertilizim-te-asistuar:-mbeshtet-drejtperdrejte-familjet-e-qytetareve-tane

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se votimi në lexim të parë i Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësorë është i një rëndësie të lartë për qytetarët e vendit.

Ai është shprehur falënderues ndaj deputetëve që votuan pro këtij projektligji.

“Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë një ligj jashtëzakonisht të rëndësishëm për shumë qytetarë. I falenderohem deputetëve që e mbështetën!”

Ministri Vitia tutje ka thënë se ”shumëkush ka kaluar nëpër përvojën e mundimshme dhe të kushtueshme të fertilizimit të asistuar, IVF” duke shtuar se kjo ka qenë edhe barrë financiare për ta.

“Udhëtimet e shpenzimet janë kaq të mëdha saqë shumë familje kanë shpenzuar të gjitha kursimet e tyre, e jo rrallë edhe pronat,  vetëm për ta siguruar këtë trajtim”.

Finalizimi i këtij ligji në hapin e ardhshëm nga Kuvendi do të hapë rrugën për këtë shërbim kaq të vyeshëm në institucionet tona publike dhe pa kosto shtesë.

Sipas Vitisë, projektligji i cili mori votat e deputetëve në lexim të parë, “ka si qëllim sigurinë dhe monitorimin e rregullsisë në të gjitha procedurat për fertilizimin e asistuar”, duke shtuar se “është një nismë që mbështet drejtëpërdrejt familjet e qytetarëve tanë”, ka thënë i pari i shëndetësisë në rrjetin social Facebook.