Vllasi: Vuçiq të mos jetë partner në biseda për Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk duhet të jetë partner në biseda për çështjen e Asociacionit. Kështu, po vlerëson ish-politikani dhe avokati Azem Vllasi. “Pala kosovare duhet të jetë bashkëpunuese me ëprfaqësues të BE-së e SHBA-së lidhur me këtë temë, por kurrsesi t’i bëjë lëshime Vuçiqit. Në vazhdim ai as që duhet të jetë partner […]

Vllasi: Vuçiq të mos jetë partner në biseda për Asociacionin
vllasi:-vuciq-te-mos-jete-partner-ne-biseda-per-asociacionin

vllasi:-vuciq-te-mos-jete-partner-ne-biseda-per-asociacionin


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk duhet të jetë partner në biseda për çështjen e Asociacionit.

Kështu, po vlerëson ish-politikani dhe avokati Azem Vllasi.

“Pala kosovare duhet të jetë bashkëpunuese me ëprfaqësues të BE-së e SHBA-së lidhur me këtë temë, por kurrsesi t’i bëjë lëshime Vuçiqit. Në vazhdim ai as që duhet të jetë partner në biseda për Asociacionin. Kjo në procedurat e zbatimit është çështje e brendshme e Kosovës bahskë me serbët e Kosovës ku ata janë shumicë”, ka thënë Vllasi për Front Online.

Dhe këtë e thotë për një arsye.

“Nuk besoj se Vuçiqi do të bisedonte me Kosovën si partner për formimin e një asociacioni të tillë të komunave me shumicë shqiptare Preshevë-Bujanofc-Medvegjë. Ose të bisedoi me Bosnje e Hercegovinën për asociacion me katër komuna me shumicë boshnjake në Sanxhak ku jetojnë dy here më shumë boshnjakë sesa serbë në Kosovë. Ose me Hungarinë për katër komuna me shumicë hungareze në veri të Vojvodinës. Sidomos jo për ndonjë asociacion me aq kompetenca sikur kjo që propozohet për Serbët e Kosovës dhe Vuçiqi pretendon që qëndrimi i Serbisë të jetë relevant”, ka shtuar Vllasi./Front Online