Vuçeviq: Nëse opozita në Serbi i fiton zgjedhjet, menjëherë do ta njihte Kosovën si shtet të pavarur

Kryetari i i Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha sot se nëse “ekipi” i liderit të Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP) Dragan Đilas do të fitonte zgjedhjet e ardhshme, ata menjëherë “do të njihnin pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe do të vendosnin sanksione ndaj Rusisë”, transmeton FrontOnline. Ai […]

Vuçeviq: Nëse opozita në Serbi i fiton zgjedhjet, menjëherë do ta njihte Kosovën si shtet të pavarur
vuceviq:-nese-opozita-ne-serbi-i-fiton-zgjedhjet,-menjehere-do-ta-njihte-kosoven-si-shtet-te-pavarur

vuceviq:-nese-opozita-ne-serbi-i-fiton-zgjedhjet,-menjehere-do-ta-njihte-kosoven-si-shtet-te-pavarur

Kryetari i i Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha sot se nëse “ekipi” i liderit të Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP) Dragan Đilas do të fitonte zgjedhjet e ardhshme, ata menjëherë “do të njihnin pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe do të vendosnin sanksione ndaj Rusisë”, transmeton FrontOnline.

Ai theksoi se objektivat e opozitës apo siç tha ai partive të ish regjimit janë shumë të qarta.

“Ata që supozohet se janë rusofilë dhe mbrojnë Kosovën nga larg, shumë shpejt do të mbyten në masën e atyre që duan Kosovën e pavarur dhe anëtarësimin në aleancën e NATO-s, vetëm për të hequr Aleksandër Vuçiqin nga pushteti. E djathta nuk e ka problem të bashkohet me të majtën, nëse do të rrëzonte Aleksandar Vuçiqin. Pra, çfarë lloj politike do të jetë nëse bëjnë gjithçka për ta larguar Vuçiqin nga pushteti”, tha Vuçeviq./FrontOnline/