Zgjedhjet presidenciale 2024, Taravari: Do t’i faktorizojmë shtetet shqiptare

Kandidati për president nga koalicioni “Vlen”, Arben Taravari, para banorëve të Zhelinës u zotua se do të punojnë për zhvillim shtetëror, ndërsa për të rritur dinjitetin kombëtar, tha se nevojitet The post Zgjedhjet presidenciale 2024, Taravari: Do t’i faktorizojmë shtetet shqiptare appeared first on Flaka | Në çdo lajm... .

Zgjedhjet presidenciale 2024, Taravari: Do t’i faktorizojmë shtetet shqiptare

Kandidati për president nga koalicioni “Vlen”, Arben Taravari, para banorëve të Zhelinës u zotua se do të punojnë për zhvillim shtetëror, ndërsa për të rritur dinjitetin kombëtar, tha se nevojitet stabilitet dhe qëndrueshmëri edhe në arenën ndërkombëtare. Me “Vlen” nuk ka më projekte në kurriz të Kosovës, por faktorizim të shteteve sovrane shqiptare. Premtoi se do të angazhohen fuqishëm për zbardhjen e rasteve të montuara politike, të cilat siç tha Taravari, janë bërë me lejen e partisë në pushtet.

“Nevojitet stabilitet dhe qëndrueshmëri edhe në arenën ndërkombëtare. Ne kemi plane 8 pikëshe, 9 pikëshe, shumë pikëshe, por për zhvillim, integrim në Evropë, për përmirësimin e sistemit shëndetësor, arsimor dhe për mirëqenie ekonomike, por jo edhe për dëmtimin e Kosovës, siç ishte ai 9 pikshi me të cilën krenohej kundërkandidati im. Ne do të presim diplomatë të shteteve të huaja pa dyshim, por jo diplomatët e vendeve despotike, atyre vendeve që bëjnë agresion ne nuk u shtrëngojmë duart.”, – deklaroi kandidati për president nga koalicioni “Vlen”, Arben Taravari.

Taravari sot ka reaguar edhe për 12 vjetorin e rastit mostra, i cili sëbashku me Sopotin, Brodecin, Alfa, Lagja e Trimave dhe të tjerët, të cilat siç tha ai janë raste të cilat na kujtojnë një plagë të hapur në shoqërinë tonë, drejtësinë selektive që e shtyp shqiptarin, prandaj ai premtoi hapa konkret për zgjidhjen e rasteve të montuara.

The post Zgjedhjet presidenciale 2024, Taravari: Do t’i faktorizojmë shtetet shqiptare appeared first on Flaka | Në çdo lajm... .