Agusholli i VV-së: Kodi Civil s’ka gjasa të vie në Kuvend në këtë mandat

Ndryshe nga MD-ja që thonë se Kodi Civil do të shkojë në Kuvend shumë shpejt, Eman Rrahmani, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje tha se në këtë legjislaturë nuk do të vijë ky draft në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, nuk janë votat e nevojshme. Në një vijë me Rrahmanin, është edhe bashkëpartiaku, Gramos Agusholli. Ai në […]

Agusholli i VV-së: Kodi Civil s’ka gjasa të vie në Kuvend në këtë mandat
agusholli-i-vv-se:-kodi-civil-s’ka-gjasa-te-vie-ne-kuvend-ne-kete-mandat

agusholli-i-vv-se:-kodi-civil-s’ka-gjasa-te-vie-ne-kuvend-ne-kete-mandat


Ndryshe nga MD-ja që thonë se Kodi Civil do të shkojë në Kuvend shumë shpejt, Eman Rrahmani, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje tha se në këtë legjislaturë nuk do të vijë ky draft në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, nuk janë votat e nevojshme.

Në një vijë me Rrahmanin, është edhe bashkëpartiaku, Gramos Agusholli.

Ai në një prononcim për Front Online thotë se gjasat janë zero për t’u votuar në Kuvend Projekt Kodi Civil gjatë këtij mandati.

“Po nuk ka gjasa, as teorike e as praktike, me ardh prapë në Kuvend në këtë mandat, në mandatin tjetër mandej e shohin. Pra, në këtë mandat nuk vjen”, u shpreh ai për Front Online.

Por që ai thotë se do ta votoj nëse ndryshojnë nenet që sipas tij nuk duhet të jenë.

“Nëse ndryshojnë nenet e kontestuara, normal që e votojmë”, u shpreh ai për Front Online.