Aksidenti te konviktet, drejtori i Emergjencës: Një në gjendje të rëndë, pesë të tjerë në gjendje stabile

Gjashtë persona mbetën të lënduar në aksidentin e sotshëm tek konviktet në Prishtinë. Ndërsa, drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se një prej tyre është në gjendje të rëndë, dhe pesë të tjerët janë në gjendje stabile. “Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme”, tha Syla. Për aksidentin në fjalë, ka […]

Aksidenti te konviktet, drejtori i Emergjencës: Një në gjendje të rëndë, pesë të tjerë në gjendje stabile

Gjashtë persona mbetën të lënduar në aksidentin e sotshëm tek konviktet në Prishtinë.

Ndërsa, drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se një prej tyre është në gjendje të rëndë, dhe pesë të tjerët janë në gjendje stabile.

“Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme”, tha Syla.

Për aksidentin në fjalë, ka dhënë detaje edhe zëdhënësja e Policisë Rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.

PAMJE: