Albion Rrahmani, më i miri i javës në Rumani

Me plotë meritë, Albion Rrahmani është zgjedhur si më i miri i javës së dhjetë në Superligën e Rumanisë. Të hënën mbrëma, sulmuesi kosovar shkëlqeu sërish me fanellën e Rapidit të Bukureshtit, duke ndihmuar skuadrën e tij që të regjistrojë fitore ndaj Clujit. Rapidi fitoi me rezultatin 3:1, teksa Rrahmani ishte autor i dy golave […]

Albion Rrahmani, më i miri i javës në Rumani

Me plotë meritë, Albion Rrahmani është zgjedhur si më i miri i javës së dhjetë në Superligën e Rumanisë.

Të hënën mbrëma, sulmuesi kosovar shkëlqeu sërish me fanellën e Rapidit të Bukureshtit, duke ndihmuar skuadrën e tij që të regjistrojë fitore ndaj Clujit.

Rapidi fitoi me rezultatin 3:1, teksa Rrahmani ishte autor i dy golave dhe një asistimi.

Kjo sigurisht se ka mjaftuar se çmimin “Superlojtari” për javën e dhjetë të shkoi te 23-vjeçari. Në Rumani ky çmim i ndahet futbollistit më të dalluar pas çdo xhiroje.

“Tri dopieta në katër ndeshje! Padiskutim, një nga të huajt me ndikimin më të madh pozitiv mes atyre që me kalimin e kohës kanë arritur në kampionatin rumun”, thuhet në vlerësimin e Ligës Profesionale të Futbollit në Rumani.

Përveç kësaj, reprezentuesi i Kosovës është pjesë edhe e formacionit të javës në elitën e futbollit rumun.

Ai gjithashtu ishte zgjedhur edhe si “Lojtari i Ndeshjes” pas fitores ndaj Clujit.

Albion Rrahmani numëron gjashtë gola dhe një asistim në katër paraqitje për Rapidin në Superligën e Rumanisë.