Ambasadori suedez pas vizitës tek familja Bunjaku: Autorët duhet të dalin para drejtësisë

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka qëndruare për ngushëllime dje tek familja e rreshterit të vrarë në Veri, Afrim Bunjaku. Ai ka kërkuar që autorët e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në veri, të dalin para drejtësisë. Westerlund ka mirëpritur reagimet e Policisë së Kosovës në këtë rast. “Sot vizitova shtëpinë e rreshterit […]

Ambasadori suedez pas vizitës tek familja Bunjaku: Autorët duhet të dalin para drejtësisë
ambasadori-suedez-pas-vizites-tek-familja-bunjaku:-autoret-duhet-te-dalin-para-drejtesise

ambasadori-suedez-pas-vizites-tek-familja-bunjaku:-autoret-duhet-te-dalin-para-drejtesise

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka qëndruare për ngushëllime dje tek familja e rreshterit të vrarë në Veri, Afrim Bunjaku.

Ai ka kërkuar që autorët e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në veri, të dalin para drejtësisë.

Westerlund ka mirëpritur reagimet e Policisë së Kosovës në këtë rast.

“Sot vizitova shtëpinë e rreshterit të ndjerë Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë për t’i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij për humbjen e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Përshëndes Policinë e Kosovës për performancën e saj të guximshme”, ka thënë ai.