Aplikimi për subvencionimin e blerjes së librave, Musliu-Shoshi: Marre, mjerim

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, përmes një postimi në Facebook, tha se aplikimi për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore nga MASHT, siç tha ajo, nuk qenka edhe aq i thjeshtë. Ajo tha se kjo qasje e qeverisë tregon se jeta dhe mirëqenia e qytetarit nuk është prioritet. “Aplikimi për subvencionimin e […]

Aplikimi për subvencionimin e blerjes së librave, Musliu-Shoshi: Marre, mjerim
aplikimi-per-subvencionimin-e-blerjes-se-librave,-musliu-shoshi:-marre,-mjerim

aplikimi-per-subvencionimin-e-blerjes-se-librave,-musliu-shoshi:-marre,-mjerim

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, përmes një postimi në Facebook, tha se aplikimi për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore nga MASHT, siç tha ajo, nuk qenka edhe aq i thjeshtë.

Ajo tha se kjo qasje e qeverisë tregon se jeta dhe mirëqenia e qytetarit nuk është prioritet.

“Aplikimi për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore nga MASHT nuk qenka edhe aq i thjeshte. Sidoqoftë është shkelje e të drejtave të caktosh moshën e fëmiut 6-11 vjec që të bëhet suvencionimi nga klasa e 1-5-të. Është zgjedhje e prindit a e dërgon fëmiun në klasë të parë me 5 apo me 7 vjet”, ka shkruar ajo.

” Marre, mjerim, fundosje”, kanë qenë shprehjet e Musliu-Shoshit për këtë situatë.