Arrestohet një i mitur në Gjakovë pasi vodhi dhe aksidentoi një veturë

Mëngjesin e ditës së djeshme, në fshatin Damjan të Gjakovës, një person ka raportuar se i është vjedhur vetura, derisa e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë së tij. Policia me të marrë informatën ka filluar procedurat hetimore dhe si rezultat i tyre ka gjetur veturën, por të aksidentuar. “16.04.2024 – 07:20. Ankuesi mashkull […]

Arrestohet një i mitur në Gjakovë pasi vodhi dhe aksidentoi një veturë
arrestohet-nje-i-mitur-ne-gjakove-pasi-vodhi-dhe-aksidentoi-nje-veture

arrestohet-nje-i-mitur-ne-gjakove-pasi-vodhi-dhe-aksidentoi-nje-veture

Mëngjesin e ditës së djeshme, në fshatin Damjan të Gjakovës, një person ka raportuar se i është vjedhur vetura, derisa e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë së tij.

Policia me të marrë informatën ka filluar procedurat hetimore dhe si rezultat i tyre ka gjetur veturën, por të aksidentuar.

“16.04.2024 – 07:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se i është vjedhur vetura me targa vendore, derisa e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë së tij. Pas një pune hetimore vetura e vjedhur është gjetur dhe identifikuar e aksidentuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lidhur me rastin, sipas raportit të Policisë së Kosovës, është arrestuar një i dyshuar i mitur në prezencë të avokatit mbrojtës. Ai është intervistuar dhe e ka shfrytëzuar të drejtën që të mbrohet në heshtje. Me vendim të prokurorit i mituri është dërguar në mbajtje.