Avokatët zbulojnë arsyen e largimit të Arben Ahmetajt jashtë Shqipërie

Avokatët e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Henrik Ligori dhe Saimir Visha janë shprehur gjatë mbledhjes së sotme në Këshillin e Mandateve se klienti i tyre është larguar nga vendi për arsye familjare. Ata thanë se mungesa e Ahmetajt në mbledhjen që po zhvillohet lidhet me arsye familjare. Një ditë më parë avokatët e Ahmetajt konfirmuan se […] The post Avokatët zbulojnë arsyen e largimit të Arben Ahmetajt jashtë Shqipërie appeared first on Newsbomb Albania.

Avokatët zbulojnë arsyen e largimit të Arben Ahmetajt jashtë Shqipërie

Avokatët e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Henrik Ligori dhe Saimir Visha janë shprehur gjatë mbledhjes së sotme në Këshillin e Mandateve se klienti i tyre është larguar nga vendi për arsye familjare.

Ata thanë se mungesa e Ahmetajt në mbledhjen që po zhvillohet lidhet me arsye familjare.

Një ditë më parë avokatët e Ahmetajt konfirmuan se klienti i tyre është larguar nga Shqipëria.  Ky lajm prej dy ditësh po qarkullon në media, ndërsa dje u  konfirmua nga burime brenda mbledhjes se avokati, Henrik Logori pranoi se Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri.

Theksojmë se ndaj Arben Ahmetajt janë ngritur tre akuza penale, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë dhe fshehje pasurie.

LEXO EDHE: Debate në Këshillin e Mandateve, Nikolla: “Ahmetaj” të shqyrtohet javën tjetër! Bardhi: Po e ndihmoni të fshihet

The post Avokatët zbulojnë arsyen e largimit të Arben Ahmetajt jashtë Shqipërie appeared first on Newsbomb Albania.