Partia Demokratike: Edi Rama ia ka dorëzuar Krujën fisit Rraja

Partia Demokratike e Rithemeluar thotë se kryeministri Edi Rama e ka dorëzuar Krujën te fisi i deputetit Rrahman Rraja. Ish-deputeti Klevis Balliu ka dalë në deklaratë për mediat nga selia blu, dënoi ngjarjen e rëndë në Krujë ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan dy banorë të Borizanës. “Kjo është fytyra e Edi Ramës në Krujë […] The post Partia Demokratike: Edi Rama ia ka dorëzuar Krujën fisit Rraja appeared first on Newsbomb Albania.

Partia Demokratike: Edi Rama ia ka dorëzuar Krujën fisit Rraja

Partia Demokratike e Rithemeluar thotë se kryeministri Edi Rama e ka dorëzuar Krujën te fisi i deputetit Rrahman Rraja. Ish-deputeti Klevis Balliu ka dalë në deklaratë për mediat nga selia blu, dënoi ngjarjen e rëndë në Krujë ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan dy banorë të Borizanës.

“Kjo është fytyra e Edi Ramës në Krujë dhe dhjetra bashki të tjera. Përpjekja e tij për të kontrolluar konfliktin rajonal, ngjan edhe më qesharake kur kupton se ai nuk kontrollon dot Niklën dhe Borizanën, dy fshatra që Sali Berisha i kontrollonte me katër policë”, tha ai në deklaratë.

Më tej, Balliu thotë se bandat e Niklës nën udhëheqjen e vëllait të deputetit Rrahman Rraja rrahin demonstrativisht dy vëllezër nga një fshat i zonës. Madje, dhunën e filmojnë me celular në shenjë krenarie.

“Faji i tyre është ankesa se gurorja e deputetit Rraja po u rrezikon shtëpinë. Lehtësia me të cilën ushtrohet dhuna është tronditëse. Kjo dëshmon se dhunuesit ndihen në kontroll dhe nuk kanë frikë nga shteti, ngaqë janë të lidhur me pushtetin dhe janë pjesë e tij”, vijon deklarata.

The post Partia Demokratike: Edi Rama ia ka dorëzuar Krujën fisit Rraja appeared first on Newsbomb Albania.