Balluku në OKB: Në 2023 synojmë që ta bëjmë vendin shembull për energjinë e rinovueshme jo vetëm në Ballkan

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ndodhet në New York ku po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë politike në Kombët e Bashkuara me fokus objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Gjatë fjalës së saj, Balluku tha se në këtë takim fokusi ka qenë te samiti i cili do të mbahet në shtator ku të gjitha vendet […] The post Balluku në OKB: Në 2023 synojmë që ta bëjmë vendin shembull për energjinë e rinovueshme jo vetëm në Ballkan appeared first on Newsbomb Albania.

Balluku në OKB: Në 2023 synojmë që ta bëjmë vendin shembull për energjinë e rinovueshme jo vetëm në Ballkan

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ndodhet në New York ku po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë politike në Kombët e Bashkuara me fokus objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Gjatë fjalës së saj, Balluku tha se në këtë takim fokusi ka qenë te samiti i cili do të mbahet në shtator ku të gjitha vendet do të ulen për të folur për një udhërrëfyes i cili do të shërbejë për të ardhmen për energjinë e rinovueshme të vitit 2030.

Sipas ministres e rëndësishme është që qeveria shqiptare ka punuar shumë në këtë drejtim dhe në vitin 2030 synon që vendi ynë të jetë një vend për tu marrë shembull sa i përket energjisë së rinovueshme jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë.

“Jam në selinë e Kombeve të Bashkuara ku është zhvilluar takimi i nivelit të lartë politik përsa i përket objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm. Një takim që parapërgatit atë që do të ndodhe në samitin e shtatorit që të gjithë vendet do të ulen për të folur për një udhërrëfyes që do të shërbejë për të ardhmen dhe targetet e vendosura në agjendën e vitit 2030. Qeveria shqiptare dhe parlamenti kanë folur shumë në lidhje me këtë agjendë dhe janë fokusuar në këtë target ku ne kemi përdorur 42% të energjisë së rinovueshmne dhe për vitin 2030 ne kemi vendosur që ky target të jetë 54 % duke e bërë vendin tonë një shembull për tu marrë jo vetëm për Ballkanin por edhe në Evropë”, ka thënë Balluku.

The post Balluku në OKB: Në 2023 synojmë që ta bëjmë vendin shembull për energjinë e rinovueshme jo vetëm në Ballkan appeared first on Newsbomb Albania.