Bardhi: Ahmetaj do të kthehet në Shqipëri, avokatët e pohuan

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka thënë se avokatët e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj kanë konfirmuar se ai do të kthehet në Shqipëri. Në një konferencë për shtyp pas përfundimin të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Bardhi tha se “avokatët pohuan që Ahmetaj do kthehet.” Ndër të tjera, ai ka akuzuar sërish mazhorancën […] The post Bardhi: Ahmetaj do të kthehet në Shqipëri, avokatët e pohuan appeared first on Newsbomb Albania.

Bardhi: Ahmetaj do të kthehet në Shqipëri, avokatët e pohuan

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka thënë se avokatët e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj kanë konfirmuar se ai do të kthehet në Shqipëri.

Në një konferencë për shtyp pas përfundimin të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Bardhi tha se “avokatët pohuan që Ahmetaj do kthehet.”

Ndër të tjera, ai ka akuzuar sërish mazhorancën se po e ndihmon Ahmetajn me shtyrjen e mbledhjeve të Këshillit të Mandateve, ku do të vendoset dhe fati i ish-ministrit.

Politikani ka vijuar duke thënë se avokatët e Ahmetaj erdhën për të kërkuar mëshirë ndaj klientit të tyre, por ka theksuar se mëshirë nuk do të ketë për ata persona që shpërdorojnë detyrën dhe bëjnë korrupsion.

“Çdo vonesë është në dëm të drejtësisë, çdo vonesë ndihmon Arben Ahmetajn
Avokatet erdhën dhe bënë politikë ndaj klientit te tyre. Pergjigja jonë ishte e qartë. Mëshirë per ata qe shpërdorojnë detyreë dhe bëjnë korrupsion nuk ka përsa i përket deputeteve te opozitës”, deklaroi Bardhi.

The post Bardhi: Ahmetaj do të kthehet në Shqipëri, avokatët e pohuan appeared first on Newsbomb Albania.