Berisha thirrje Ramës: Hajde këtu, Ahmetajn e ke pasur zëvëndës e ke ndarë paratë e çdo gjë

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të jetë prezent në seancë për të folur lidhur me çështjen “Ahmetaj”. Berisha tha se Arben Ahemtaj ka qenë zëvëndësi i Ramës dhe prandaj kryeministri duhet të jetë prezent në Kuvend, që seanca të zhvillohet. Gjithashtu, Berisha iu drejtua edhe nënkryetares së […] The post Berisha thirrje Ramës: Hajde këtu, Ahmetajn e ke pasur zëvëndës e ke ndarë paratë e çdo gjë appeared first on Newsbomb Albania.

Berisha thirrje Ramës: Hajde këtu, Ahmetajn e ke pasur zëvëndës e ke ndarë paratë e çdo gjë

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të jetë prezent në seancë për të folur lidhur me çështjen “Ahmetaj”.

Berisha tha se Arben Ahemtaj ka qenë zëvëndësi i Ramës dhe prandaj kryeministri duhet të jetë prezent në Kuvend, që seanca të zhvillohet.

Gjithashtu, Berisha iu drejtua edhe nënkryetares së Parlamentit, Ermonela Felaj, ku theksoi mënyrën e komunikimit që deputetja përdori me deputetët e opozitës, ku nuk “kurseu”  as ofendimet ndaj Gazment Bardhit.

Më tej, ish-kryeministri i tha Felajt se nuk duhet të ishte prezente në komision pasi emri i saj ka dalë në dy dosjet e inceneratorëve.

“Unë mendoj se për një shef ekzekutivi nuk mund të ketë ngjarje më të rëndë nuk mund të ketë ngjarje më amorale sesa arratisje e zëvendësit të tij. Ky është standarti më i ulët që vendos një zyrtar, ky është standarti më i rrejshëm, më monstruoz për një shoqëri dhe Edi Rama kërkon të fshihet pas sharjeve shthurjes së gojës të bashkëpuntorëve të Arben Ahmetit në këtë krim.

Ju nuk u nderon fakti që nënkryetarja e Parlamentit shthur gojën në mënyrën më të papranueshme ndaj një deputeti dhe nuk mbani qëndrim. Merrni shpërndani të gjithë banalitetin vulgaritetin e qëndrimit të saj. Nuk ka përdorim më të keq të atij vendi aty se ky që bëri kjo sot. Nëse ajo zonja lëshon gojën ajo vetë duhet të dalë jashtë. E bëri. Se kontrolloi dot veten e bëri nag zemëri është punë e saj. Ajo emrin e ka në dy inceneratorë, padiskutim ndaj si dhe ka mundësi. E dyta zonjë çdo institucion duhet të ruajë disa standarte minimale që të quhet i tillë.

Ajo smund të ishte kurrë në këtë komision. Smund të votojë në komison ajo të tërhiqej vetë ose të zvëndësohej nga ju. Së treti ju deklaruat këtu se i njoftuat ditën e hënë  prokuroria ka deklaruar se e kemi dërguar në Parlament ditën e premte, në këtë rast unë besoj prokurorinë

Edi Rama fshihet Arben Ahmetaj ja mbath, komisioni përbëhet nga persona në konflikt interesi. Thirr Edi Ramën të vijë këtu, e ka patur zëvendës  ja ka besuar të gjitha ato kanë ndarë së bashku para dhe çdo gjë, prandaj le të vijë këtu sot”, tha Berisha.

The post Berisha thirrje Ramës: Hajde këtu, Ahmetajn e ke pasur zëvëndës e ke ndarë paratë e çdo gjë appeared first on Newsbomb Albania.