Biden dhe Trump siguruan nominimet për zgjedhjet presidenciale të nëntorit

Joe Biden dhe Donald Trump kanë siguruar numrin e nevojshëm të delegatëve për të fituar nominimin për zgjedhjet presidenciale amerikane në nëntor, që do të jetë dueli i parë i përsëritur mes dy kandidatëve në pothuajse 70 vjet, transmeton Portalb.mk. Dhe ndërsa Biden, si president aktual, nuk kishte konkurrent në zgjedhjet paraprake demokrate, Trump e […]

Biden dhe Trump siguruan nominimet për zgjedhjet presidenciale të nëntorit
Debati presidencial Trump - Biden. Foto printscreen

Joe Biden dhe Donald Trump kanë siguruar numrin e nevojshëm të delegatëve për të fituar nominimin për zgjedhjet presidenciale amerikane në nëntor, që do të jetë dueli i parë i përsëritur mes dy kandidatëve në pothuajse 70 vjet, transmeton Portalb.mk.

Dhe ndërsa Biden, si president aktual, nuk kishte konkurrent në zgjedhjet paraprake demokrate, Trump e kaloi pragun e kërkuar prej 1215 delegatësh pas votimit të djeshëm në katër shtete federale dhe një territor amerikan. Emërimet duhet të konfirmohen zyrtarisht në konventat e partisë, të cilat do të mbahen këtë verë.

Biden tha se ishte i nderuar që votuesit mbështetën ofertën e tij për rizgjedhje “në një kohë kur kërcënimi nga Donald Trump është më i madh se kurrë”.

“Amerika është në mes të një rikthimi ekonomik, por ajo përballet me sfida për të ardhmen e saj si një demokraci,” tha 81-vjeçari Biden.

Në të njëjtën kohë, Trump mbetet popullor me bazën e votuesve republikanë, duke humbur në zgjedhjet paraprake vetëm në Vermont dhe kryeqytetin, Uashington. Fushata e tij u fokusua në çështjen e emigracionit, duke premtuar mbylljen e kufirit me Meksikën dhe kryerjen e një numri rekord dëbimesh.

“Tani nuk është koha për të festuar, ne duhet të mposhtim Bidenin, presidentin më të keq në historinë amerikane. Ne do të mbyllim kufijtë, do ta bëjmë ekonominë tonë më të mirën në botë”, tha Trump.