Bogoev: Dita e Doganës u shënua me rezultate të larta në proceset e të ardhurave, shkatërrimit të krimit dhe proceseve të reformave

Të ardhurat e Doganës në vitin 2023 rriten sipas çdo baze, numri i rasteve të konfiskimeve është rritur për 30 për qind, të kallëzimeve penale për 60 për qind, ndërsa The post Bogoev: Dita e Doganës u shënua me rezultate të larta në proceset e të ardhurave, shkatërrimit të krimit dhe proceseve të reformave appeared first on Flaka | Në çdo lajm... .

Bogoev: Dita e Doganës u shënua me rezultate të larta në proceset e të ardhurave, shkatërrimit të krimit dhe proceseve të reformave

Të ardhurat e Doganës në vitin 2023 rriten sipas çdo baze, numri i rasteve të konfiskimeve është rritur për 30 për qind, të kallëzimeve penale për 60 për qind, ndërsa investitorët na njohin si partner të besueshëm dhe publikisht na veçuan si institucion, me punën e të cilëve janë më të kënaqur, vlerësoi drejtori i  Drejtorisë Doganore, Stefan Bogoev, në ngjarjen e sotme me rastin e shënimit të 32 vjetorit nga themelimi i saj.

“Rezultatet janë dëshmi për përkushtimin tonë, që do të vazhdojë edhe më tej më një elan më të madh, sepse vetëm kështu do të shkojmë përpara dhe do të mundësojmë rritje të shpejtë ekonomike dhe të ardhme më të mië për qytetarët tanë. Synimi ynë janë të hyrat më të larta në Buxhet, gjegjësisht më shumë para për shkolla, shëndetësi dhe rrugë, forcimin e konkurrencës së ekonomisë së Maqedonisë duke lehtësuar dhe përshpejtuar tregtinë dhe duke shtypur korrupsionin dhe krimin”, shkruan në deklaratën me shkrim të Bogoevit, të cilën transmetohen   Drejtoria Doganore.

Drejtori theksoi se rezultatet e përmirësuara janë vlerësuar siç duhet me nënshkrimin e një marrëveshjeje kolektive, e cila ka përmirësuar kushtet e punës, ndërsa rrogat janë rritur për 43 për qind, thuhet në njoftim, deri në qershor doganierët do të marrin uniforma të reja me të cilat duhet të përfaqësojnë siç duhet Doganën, ndërsa u siguruan edhe ambiente të reja.

Ministri i Financave Fatmir Besimi  uroi 32 vjetorin e ekzistimit të Drejtorisë së Doganave, duke theksuar se ajo është roje e interesit financiar të shtetit, luan rol të rëndësishëm në arritjen e prioriteteve ekonomike që sigurojnë rritje të qëndrueshme ekonomike, standart më të lartë jetësorë dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Nga këtu, ndërtimi i një shërbimi modern doganor dhe përshpejtimi i mëtejshëm, lehtësimi dhe digjitalizimi i procedurave doganore, nënkupton shkëmbim të shpejtë dhe të besueshëm të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit dhe lehtësim të kushteve të biznesit. Në këtë drejtim, është thelbësore të mbetemi në angazhimin e palëkundur të zbatimit të reformave dhe në këtë mënyrë, të jemi të gatshëm edhe në sfidat e imponuara nga globalizimi i shpejtë i tregtisë”, theksohet në deklaratën me shkrim të Besimit.

Siç shkruhet në njoftim, me rastin e Ditës së Doganës – 14 Prill, u ndanë plaketa edhe për TAV Aeroports dhe për Shoqërinë Aksionare për ndërtimin dhe menaxhimin e hapësirave rezidenciale dhe komerciale. Bogoev në emër të Drejtorisë, ka ndarë edhe mirënjohje për punë të suksesshme për  nëpunësit doganorë.

The post Bogoev: Dita e Doganës u shënua me rezultate të larta në proceset e të ardhurave, shkatërrimit të krimit dhe proceseve të reformave appeared first on Flaka | Në çdo lajm... .