Borrell: Jam duke punuar për një takim urgjent Kurti-Vuçiq

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka konfirmuar se është duke punuar që të organizojë një takim urgjent mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq pas ngjarjeve në Veri. “Presim nga palët që të veprojnë me përgjegjshmëri dhe të angazhohen menjëherë në dialogun e lehtësuar për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme të situatës […]

Borrell: Jam duke punuar për një takim urgjent Kurti-Vuçiq

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka konfirmuar se është duke punuar që të organizojë një takim urgjent mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq pas ngjarjeve në Veri.

“Presim nga palët që të veprojnë me përgjegjshmëri dhe të angazhohen menjëherë në dialogun e lehtësuar për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme të situatës dhe të garantojnë siguri për të gjithë qytetarët. Për këtë jam duke punuar në organizimin e një takimi urgjent të nivelit të lartë”, tha ai në një konferencë për media pas takimit me presidentin malazez, raporton Gazeta Express.

Borrell në këtë konferencë tha se BE e dënon në termat më të fuqishëm dhunën në veri të ditëve të fundit.

Ai ka kërkuar nga autoritetet kosovare që të suspendojnë aktivitetet policore në Veri të vendit, derisa bëri të ditur se sot në mëngjes ka pasur një bisedë telefonike, derisa me Vuçiqin gjatë natës.

“Ju kërkova të dyja palëve që të ndërmarrin masa për të depërshkallëzuar tensionet menjëherë dhe pa kushte. Dhe hapat e mëtejmë të njëanshëm duhet të shmangën dhe qetësia të rivendoset. Si hap i parë, pres nga autoritetet e Kosovës që të suspendojnë operacionet policore të fokusuara në objektet komunale në veri dhe protestat e dhunshme të ndalen”.

Ai tha se BE qëndron prapa KFOR-it në përmbushjen e misionit të tij.