Dhunë, sëpatë, armë zjarri – Të gjitha vrasjet makabre që tronditën Kosovën nga 2011-ta

Pse vrasjet e grave nga burrat e familjes nuk po ndalen në shoqërinë shqiptare? Njëra ndër pyetjet dhe aktet më të tmerrshme, ende nuk po gjen përgjigje në institucionet e drejtësisë. Qeveritarët “vajtojnë” rastet e tyre në “ditën e zezë”, por harrohen të nesërmen. Rastet e njëjta po përsëriten, tashmë kanë nisur edhe më shumë […]

Dhunë, sëpatë, armë zjarri – Të gjitha vrasjet makabre që tronditën Kosovën nga 2011-ta
dhune,-sepate,-arme-zjarri-–-te-gjitha-vrasjet-makabre-qe-tronditen-kosoven-nga-2011-ta

dhune,-sepate,-arme-zjarri-–-te-gjitha-vrasjet-makabre-qe-tronditen-kosoven-nga-2011-ta

Pse vrasjet e grave nga burrat e familjes nuk po ndalen në shoqërinë shqiptare? Njëra ndër pyetjet dhe aktet më të tmerrshme, ende nuk po gjen përgjigje në institucionet e drejtësisë. Qeveritarët “vajtojnë” rastet e tyre në “ditën e zezë”, por harrohen të nesërmen. Rastet e njëjta po përsëriten, tashmë kanë nisur edhe më shumë se një, brenda jave. Thjesht e tmerrshme!

Që nga viti 2011, dhjetëra gra janë vrarë – kryesisht nga burrat e tyre. Periskopi ua sjell një përmbledhje të rasteve më të tmerrshme në Kosovën e pasluftës ku gratë janë viktimë e burrave të tyre.

DIANA KASTRATI

Janë bërë më shumë se 13 vjet që kur Diana Kastrati u vra në pikë të ditës disa metra larg shtëpisë së saj dhe i dyshuari për vrasjen e saj, ish-bashkëshorti Adnan Jashari ende nuk është kapur nga organet e ndjekjes dhe drejtësisë kosovare.

Kjo përshkak se i dyshuari për vrasjen e saj, tashmë e sa vjet gjendet në Spanjë, dhe ky shtet asnjëherë nuk ka pranuar ekstradimin e tij në Kosovë.
Sistemet e drejtësisë dështuan edhe në rastin e Dianës. Kërkesë për urdhër të mbrojtjes emergjente në vitin 2011, e cila po përjetonte dhunë të pandalshme nga bashkëshorti i saj.

Por, ky urdhër as edhe një herë nuk u lëshua nga Gjykata Komunale në Prishtinë.

E fiks tri javë pasi Diana kishte bërë kërkesë në Gjykatën Komunale për urdhër të mbrojtjes emergjente, dyshohet se burri kishte gjuajtur drejt saj, në rrugën afër shtëpisë së familjes të së ndjerës.

Dështimet e Gjykatës Komunale për të lëshuar urdhrin mbrojtës para se Diana të vritet, i kanë vazhduar edhe institucionet tjera të rendit dhe ligjit. Thënë shkurt, që nga maji i vitit 2011, personi që dyshohet se ka kryer aktin, nuk e ka marrë dënimin e merituar, pasi i njëjti ishte larguar nga Kosova.

ANTIGONA MORINA

Në vitin 2011, Bislim Morina, e martoi vajzën Antigonën me shkues (mësit). Por, martesa e saj me Hilmi Zenën nga fshati Malësi e Vogël, zgjati vetëm tri ditë. Sipas Prokurorisë, ajo vdiq si pasojë e gjakderdhjes që kishte pasur nga organet gjenitale, mbrëmjen e parë të martesës, në shtëpinë e burrit të saj ku kishte qëndruar mes datave 27, 28, 29 korrik të vitit 2011.

Familja e së ndjerës në vazhdimësi kishte akuzuar ish-dhëndrin Hilmi Zena nga fshati Malësi e Vogël (ish-Radost), për vrasjen e së bijës. Ata po thonë se dhëndri bëri marrëdhënie seksuale me Antigonën, derisa ajo ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe kishte gjakderdhje të vazhdueshme.

Gjykata, Prokurori, e të tjerë të përshirë në lirimin e Hilmi Zenës, që dyshohet se me mosveprimet e tij, vrau bashkëshorten Antigona Morina, nuk kanë pranuar të marrin përgjegjësi për rastin.

DONJETA PAJAZITAJ

Nga burgimi i përjetshëm, Gjykata e Apelit ia zbuti dënimin në 35 vite burgim Naser Pajazitajt – të dënuarit për vrasjen e kushërinës së tij, Donjeta Pajazitajt.
Më 9 nëntor të vitit 2015, në fshatin Strellc të Deçanit u gjetë e vrarë Donjeta Pajazitaj.
Si çdo ditë tjetër edhe më 9 nëntor të vitit 2015, 24 vjeçarja Donjeta Pajazitaj ishte bërë gati që të niset për në punë. Me të dalë nga dera e oborrit, ajo u zhduk. Familjarët nuk kishin asnjë informacion për te deri në momentin kur pas gjashtë javësh ishin njoftuar se ishte gjetur e vrarë.
Pak ditë pas gjetjes së trupit të Donjetës, në fund të vitit 2015, si i dyshuar kryesor për vrasjen ishte arrestuar Naser Pajazitaj, kushëri i familjes Pajazitaj.

ZEJNEPE BERISHA

Me datën 23.10.2015, rreth orës 21:45 minuta në Suharekë, Zejnepe Berisha u vra nga burri i sa, Nebih Berisha. Paraprakisht, ajo e kishte denoncuar 16 herë dhunën në polici
Pas një mosmarrëveshje paraprake lidhur me disa telefonata që i merrte bashkëshortja e tij, derisa viktima ishte në dhomën e ndejës, me një thikë të gjatësisë së tehut 10.5 cm e gjerësi 2.5.cm e sulmon bashkëshorten me thikë duke i shkaktuar njëzet (20) plagë, prej tyre dymbëdhjetë (12) plagë kanë qenë depërtuese, shtatë (7) goditje ka pësuar në zgavrën e majtë të kraharorit dhe pesë (5) goditje në zgavrën e barkut. Vajza e tyre e mitur, pas britmave të nënës, hyn në dhomën e ndejës dhe e sheh se babai është duke e goditur me thikë nënën, i afrohet ta mbrojë nënën duke vendosur dorën e djathtë në trupin e nënës dhe me këtë rast e godet me thikë në dorë edhe të dëmtuarën, vajzën e tij të mitur, me ç’rast nga plagët e marra e ndjera Z. B. vdes në vend si pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe të brendshme nga dëmtimi i mushkërisë së majtë, mëlçisë, shpretkës, majës së zemrës, të gjitha këto plagë të shkaktuar nga veprimi mekanik i mjetit të mprehtë dhe me majë, më për së afërmi e përshkruar si në raportin e autopsisë së datës 25.10.2015 të ekspertit mjeko-ligjor, ndërsa të dëmtuarës vajzës së tij të mitur i shkakton lëndime të lehta trupore në regjionin e shuplakës së dorës së djathtë.
Gjykata Themelore në Prizren, e dënoi me 12 vite Nebih Berishën për vrasjen e bashkëshortes së tij Zejnepe Berisha.

SEVDIJE BERISHA

Sevdije Berisha nga Peja, gjatë kohës kur po flinte u godit me sëpatë nga bashkëshorti i saj, Isen Berisha. Pas plagëve të rënda gruaja ndërroi jetë në QKUK. Ai kishte plagosur rëndë edhe rejën shtatzënë, teksa kjo e fundit po mundohej të ndalte vjehrrin e saj që sulmonte bashkëshorten.

VALBONA NDRECAJ DHE VAJZA E SAJ

Disa plumba të Kallashnikovit patën lënë të vdekur një grua dhe një vajzë nga Gjakova në njërin prej rasteve më të njohura të vrasjeve në Kosovë, në gushtin e vitit 2018.

Valbona Ndrecaj dhe vajza e saj 9 vjeçare ishin vrarë dhe për këtë vrasje u akuzua bashkëshorti i Valbonës, Pjetër Ndrecaj.

Pjetër Ndrecaj ishte gjetur fajtor dhe dënuar në dy shkallë të gjykatës.

Aktakuza shpjegonte se Valbona ishte goditur në gjoks dhe kokë ndërsa vajza prapra veshit.

Prokuroria shpjegonte qartë konfliktin e çiftit dhe funksionimin e dy sistemeve për zgjidhjen e problemeve , ligjit të shtetit dhe atij të kanunit.Disa javë para vrasjes, Pjetri ishte arrestuar nga Policia, i dyshuar për sulm ndaj gruas së tij. Ai ishte paraburgosur për 30 ditë, ndërsa pas lirimit kishte nisur zgjidhejn e problemit të tij në baza kanunore.

Në kohën kur Prokuroria e Gjakovës po merrej me hetimin e rrahjes së Valbonës, Pjetri kishte mbledhur burrat dhe sipas asaj që quhet zakon kishte shkuar në familjen e Valbonës, për të tentuar pajtimin me të.Aty, siç shkruhet në aktakuzë ishin pritur nga familja me kafe e raki.

Daja i Valbonës ka rrëfyer në Prokurori se e kishte takuar çiftin në koridorin e shtëpisë, ku Pjetri i kishte rënë në gjunjë iah-gruas së tij por Valbona nuk kishte pranuar të rikthehej tek burri i saj.Vëllai i viktimës kishte thënë në Prokurori se motra e tij kishte probleme me burrin pasi që e keqtrajtonte. Siç shkruhet në aktakuzë, Valbona ishte rrahur publikisht gjatë një dasme nga Pjetri. Versioni tjetër që kishte dhënë vëllai i Pjetrit, ishte se çifti kishte jetuar pa probleme.Kur burrat ishin larguar nga shtëpia, Pjetri kishte nisur të përdorte metodën tjetër të kërcënimeve për ta bindur Valbonën të rikthehej.

“Tash të pret një dhuratë e bukur ty dhe lalushit do t’i dhemb zemra” i kishte shkruar Pjetri Valbonës në një mesazh telefonik.

Familja kishte vendosur që sërish të kërkonte ndihmën e ligjit dhe të shtetit për ta mbrojtur Valbonën.

Vëllai i Valbonës ka treguar se pasi nuk ishte arritur marrëveshja për pajtim mes motrës dhe dhëndrit, ky i fundit i kishte telefonuar Valbonës edhe më pas, gjatë asaj dite, e kishte kërcënuar dhe shantazhuar.

Si rezultat, Valbona me dy vëllezër kishte shkuar në Polici në Gjakovë dhe e kishin paraqitur rastin.
Zyrtarët policor nuk kishin ditur si ta kualifikojnë veprën penale, si kanosje, kërcënim apo ngacmim.Sipas dëshmisë së Kujtim Markut, Valbona kishte kërkuar siguri nga Policia e Gjakovës, “sepse Pjetri nuk rri asnjëherë pa armë“.

“Në rregull është, sepse tash do të merremi ne me të”, i kishin thënë Policia.

Pjetri në deklaratën e tij kishte thënë se kallashnikovin e kishte blerë para dy vitesh.

Policia rezultoi se nuk kishte arritur ta zbulonte as armën e as Pjetrin deri pas vrasjes.

Familja ka shprehur dyshime në punën e policisë edhe para prokurorit. Disa ditë para vrasjes dy policë e kishin shoqëruar Pjetrin për te familja e Valbonës për t’i marrë dy nga tre fëmijët.

Policët e uniformuar sipas dëshmitarëve nuk kishin asnjë urdhër nga gjykata për ta kryer këtë veprim.

Hetimet e Inspektoriatit policor, të kryera pas ngjarjes kanë ngritur dyshime se gjatë marrjes së fëmijëve, policët nuk kishin vepruar sipas ligjit.

Në këtë rast, Prokuroria kishte pushuar hetimet ndaj tre zyrtarëve policorë, për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.Aktakuza shpjegon se nga stacioni i policisë Valbona ishte kthyer në shtëpinë e vëllezërve.

Në mbrëmje, Pjetri kishte ardhur në shtëpinë e miqve dhe në momentin që e ka parë Valbonën ka shkrepur kallashnikovin.

Plumbat e kishin kapur në pjesë të ndryshme Valbonën. E tri plagë i janë shkaktuar edhe vajzës së mitur, ecila do të vdiste pak minuta më vonë në Spitalin e Gjakovës, ku familjarët e kishin çuar atë dhe nënën e saj me vetura të Policisë

.Ndërsa, i akuzuari, sipas aktakuzës, pasi ka përshkruar takimin mes miqve dhe përpjekjet për t’u bashkuar me Valbonën, ka treguar se kishte shkuar në shtëpi dhe e kishte marrë armën e më pas kishte shkuar te shtëpia ku jetonin vëllezërit e bashkëshortes së tij. Ka thënë po ashtu se armën e kishte marrë vetëm për ta frikësuar Valbonën në mënyrë që ajo të kthehej.Pjetër Nrecaj ka thënë se kur ka shkuar te shtëpia e miqve ka parë Valbonën, nënën e saj dhe vëllezërit dhe se njëri prej tyre ia ka përplasur derën për fytyrë e tjetri ka pasur pushkë të gjatë në dorë dhe se nga frika ka shkrepur armën e tij në mënyrë të pakontrolluar dhe kur ka dalë jashtë ka shtënë në ajër.

Deklarata e Pjetrit është kontestuar nga vëllezërit e Valbonës ata kanë deklaruar se në asnjë rrethanë dera nuk ishte përplasur në fytyrën e ish- dhëndrit të tyre.

Aktakuza e prokurorit Agron Matjani tregon edhe amanetin e Pjetrit për të vëllain, të cilin e kishte telefonuar pak minuta pas vrasjes.

“Baca Prek e kam vra Valbonën, amanet fëmijët” i kishte thënë Pjetri të vëllait në një telefonatë pak minuta pas ngjarjes.

SABILE MAVROQANI

Më 25 korrik të vitit 2020 rreth orës 12, në shtëpinë e përbashkët të Nuhiut dhe Sabile Mavrovqanit në fshatin Berivojcë ë Komunës së Kamenicës fillon një mosmarrëveshje familjare mes çiftit.
Nuhiu, me dashje ka vrarë gruan e tij Sabilen me një shufër metalike të një gjatësie rreth 73 centimetra dhe e një trashësie 2.2 centimetra.
Aktakuza thotë se e gjitha kishte filluar pas një fjalosjeje, e cila më pas përfundoi derisa Nuhi Mavrovqani fillon e godet gruan e tij të ndjerë Sabilen fillimisht në parakrahun e dorës së majtë dhe njëherë në anën e majtë të kokës e cila më pas është rrëzuar në tokë.
Sipas aktakuzës, Nuhi Mavrovqani edhe pasi që gruaja e tij kishte rënë në tokë pas dy goditjeve të para, kishte vazhduar ta godiste me shufër metalike në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit duke i shkaktuar plagë të rënda në anën e majtë të kafkës dhe në pjesët e tjera të trupit, e cila nuk kishte arritur t’i mbijetonte atyre plagëve.

SEBAHATE MORINA SOPI

Në vitin 2021 në lagjen Emshir në Prishtinë, Sebahate Morina Sopi mbeti e vrarë nga ish-burri i saj, Lulzim Sopi.
Çifti kanë qenë të divorcuar dhe vazhdimisht kanë pasur mospajtime mes vete.
Duket se deri tek akti tragjik i vrasjes së ish-bashkëshortes ka ardhur për motive xhelozie.
Banorët kanë thënë se i dyshuari fillimisht ka qëlluar viktimën, i ka bërë disa hapa nga vendi i aktit dhe është kthyer për të kryer vetëvrasjen.

MARIGONA OSMANI

Marigona Osmani u përdhunua dhe torturua përpara se të vritej nga bashkëshorti i saj, Dardan Krivaça dhe miku i tij.
Viktima është abuzuar seksualisht nga autori i dyshuar i krimit të rëndë, si edhe është rrahur në mënyrë mizore ata.

Provat filmike tregojnë torturën ndaj Marigona Osmanit që u dhunua për vdekje nga dy të dyshuarit, të cilët braktisën trupin e saj të pajetë në urgjencën e spitalit.

Mësohet se Dardan Krivaça kishte vendosur kamera në banesë që monitoronin çdo lëvizje të viktimës.

Pjesë nga dosja:

Ne e konsiderojmë videon të besueshme dhe të saktë, videoregjistrimet tregojnë se në fillim, konkretisht, më 19.08.2021, raportet në mes të pandehurit, Dardan Krivaça, dhe të ndjerës kanë qenë të mira. Këto raporte fillojnë të përkeqësohen kur aty paraqitet i pandehuri Arbër Sejdiu, i cili vjen në orën 16:18 , së bashku me Dardanin, ku me vete ka një çantë me rroba.

Në orën 19:02, të pandehurit bisedojnë lidhur me kamerat si dhe shikojnë se cilat pjesë të korridorit i kap kamera ku lëvizin në pjesë të ndryshme për të verifikuar se cilat pjesë të korridorit i kap kamera dhe vërehet se rolin apo fjalën kryesore për këtë e ka Arbër Sejdiu, së bashku me Dardanin.

Sipas aktakuzës, më 21.08.2021, në orën 02:40, Dardan Krivaça, pas mesnate derisa është në banjë me të ndjerën Marigona Osmani, e godet me dorë në fytyrë.

Në bazë të pamjeve të marra nga kamerat, vërehet se Marigona tashmë e ndjerë nga këto goditje nuk ka kontroll të plotë, i merren mendtë.

Në ora 10:02, i pandehuri e dërgon në banjë të ndjerën Marigona Osmani, del në ora 10:14, ku vërehet se e njëjta reziston, mirëpo është kapur me duar dhe shtyhet me forcë drejt sallonit.

10:48, e dërgon me forcë në banjë, ku e ndjera është e zhveshur, ndërsa i pandehuri është veshur ku qëndrojnë deri në orës 11:09. Kur dalin i pandehuri është zhveshur dhe të ndjerën me dhunë e nxjerr nga banjë dhe e dërgon në dhomën e gjumit.

13:43, i pandehuri i cili është zhveshur i vendos kamerës një kapelë e cila mbulon pamjen deri në orën 19:57, kur i pandehur përmes telefonit kontakton një kohë të gjatë, ku pas këtij kontakti po atë ditë fillimisht në orën 22:00 del nga banesa dhe në orën 22:13, kthehet me të pandehurin, Arbër Sejdiu, të cilët me vete kanë gjëra ushqimore.

Dardan Krivaça e Arbër Sejdiu endeshin në banesën ku u vra Marigona Osmani me një shkop

Pjesë nga dosja:

Arbëri merr shkopin dhe e largon nga dhoma e dërgon në sallon. 14:43, nga sjelljet e të pandehurve rezulton se është edhe koha e vdekjes së të ndjerës,

14:47, të pandehurit të ndjerën e marrin dhe e dërgojnë në Spitalin e Përgjithshëm Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku të njëjtën e bart i pandehuri Dardan Krivaça dhe së bashku me të është edhe i pandehuri Arbër Sejdiu, të cilën e lëshojnë në hyrje të Emergjencës dhe largohen nga aty.

Nga çfarë u shkaktua vdekja e 18-vjeçares

Sipas aktakuzës, vdekja e Marigonës ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj dhe lëndimeve të shumëfishta si pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe të brendshme.

Pjesë nga dosja:

Nga raporti i autopsisë rrjedh se e ndjera ka pasur lëndime të freskëta rreth syrit të majtë, të djathtë, përgjatë dorës dhe mjekrës, gjoksit, sqetullës, abdomenit, kofshës së majtë dhe të djathtë, krahut të majtë e të djathtë, parakrahut të majtë e të djathtë. Ndërsa dëmishje dhe gërvishtje lëkurore ka pasur në faqen e majtë në fytyrë, në anën e majtë dhe të djathtë të qafës.

Përgjatë dy faqeve dhe në nofullën e poshtme… Thyerje të brinjve dhe shtyllës kurizore. Ka pasur thyerje të unazës së parë dhe të dytë të qafës në mes tyre dhe këputje parciale të palës së qafës në atë regjion.

LIRIE QERIMAJ

51-vjeçari Skender Qerimaj dyshohet se dje me dashje ka vrarë bashkëshorten e tij L.Q pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme me të.I dyshuari sipas Prokurorisë ka nxjerrë armën nga xhepi i jaknes dhe ka shtënë gjashtë herë në drejtim të viktimës, të cilën e ka goditur në trup.Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin rajonal të Mitrovicës.

Kallxo.com ka siguruar raportin e ditës kritike kur është kryer vrasja. Siç thuhet në raport, më 5 janar rreth orës 13:47, policia ishte njoftuar për një rast të dhunës në familje në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Kur kishte pranuar informacionin policia, ishte kërkuar që të njoftohet edhe Emergjenca në QKMF.

Në vendin e ngjarjes njësia patrulluese që kishte marrë informacionin kishte gjetur 48-vjeçaren me inicialet L.Q., të plagosur nga arma e zjarrit.Rreth orës 14:00, burri ishte dorëzuar në polici dhe kishte lajmëruar se ka vrarë gruan e tij.

Gjithmonë sipas raportit të siguruar nga KALLXO.com, burri menjëherë ishte futur brenda stacionit policor dhe ka dorëzuar një pistoletë të tipit “Zoraki M 906-B” dhe një karikator me tre fishekë. I njëjti ishte arrestuar ndërsa policia kishte vepruar tutje.

Siç thuhet në raport ishte njoftuar edhe ekipi i hetuesve policorë, të cilët kishin arritur në lokacion rreth orës 15:00, kanë kryer vendshikimin dhe janë tërhequr nga ai lokacion. Gruaja ishte dërguar me plagë në emergjencë e më pas në Spitalin Rajonal ndërsa rreth orës 14:40 pra më shumë se një orë pasi kishte ndodhur ngjarja, e njëjta ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.

SANIJE GODENI

Një gjarje tejet e rëndë ndodhi javën që lamë pas ku në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, një burrë dyshohet ta ketë vrarë gruan e tij. Viktima 63 vjeçare, sipas Prokurorisë dyshohet të jetë vrarë me sëpatë. Në bazë të raportit zyrtar të Prokurorisë, ngjarja makabre ndodhi diku në orët e para të mëngjesit të së premtes.
“Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”, kanë thënë nga Prokuroria në njoftimin e saj.

Megjithatë, ende nuk dihet motivi i kësaj vrasje sipas Prokurorisë së shtetit.
“Aktualisht, nga hetimet fillestare nuk dihet motivi i kryerjes së këtij akti, derisa Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, si dhe në koordinim me policinë do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore për t’i sqaruar në plotëni rrethanat e këtij rasti” thonë tutje ata.
Por, trupi i viktimës është dërguar për obduksion, gjersa burri i saj është arrestuar.

HAMIDE MAGASHI (shtatzënë)

Ende pa kaluar një javë e plotë, Kosova tronditet me një rast tjetër. Mbrëmë rreth orës 18:00, një grua shtatzënë (35 vjeç) qëllohet tri herë nga ish-burri i saj.

Periskopi ka raportuar ngjarjen nga vendi ku ndodhi vrasja makabër , ku edhe mësoi nga burimet brenda Spitalit të Gjinekologjisë se gruaja në fjalë ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë, ndërkohë që ishte e kërcënuar edhe më herët nga ish burri i saj.

Sipas informacioneve, viktima kishte dalë të blejë gjësende ushqimore, e ndërkohë që qëndronte ulur jashtë, ishte qëlluar me tre plumba.

Shqetësuese në lidhje me rastin janë edhe disa fakte:

I dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë është ende në liri.

Policia ishin të informuar katër muaj më parë për kërcënimet që i merrte gruaja shtatzënë nga ish-bashkëshorti i saj.

I dyshuari ka disa raste të paraqitura në organet e hetuesisë për dhunë në familje.

ERONA COKLI

Kosova u trondit më 12 prill nga një  rast tjetër tragjik që ndodhi në Ferizaj. Erona Cokli- 21 vjeçare, mbeti e vrarë nga arma e ish-bashkëshortit, ndërsa u plagos vëllai i saj i mitur. E gjithë ngjarja ndodhi në objektin e Qendrës për Punë Sociale të këtij qyteti, shkruan Periskopi.

Drejtoresha për Punë Sociale në Ferizaj, Adelina Rexhepi-Braha ka thënë për Periskopin se gruaja e vrarë e kishte një djalë me ish bashkëshortin.

“Jam në gjendje të keqe, do të dalim me komunikatë. Cifti kanë një djalë me njëri-tjetrin“, tha ajo për Periskopin. 

Ajo tha se vrasja ka ndodhur para objektit të kësaj qendre.

Ndërkaq në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari brenda Qendrës për Punë Sociale, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave, ku si pasojë mbeti një grua e vrarë, ndërsa një burrë i plagosur.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë mësuar se një person brenda Qendrës për Punë Sociale në katin I-rë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave dhe për pasoj një person E.C (F/K) e moshës 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e së cilës është konfirmuar nga mjekët kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa plagë trupore ka pësuar personi D.C ( M/K) i moshës 15 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe është jashtë rrezikut për jetën, kurse i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur“, thuhet në komunikaten e policisë.

Për rastin tragjik ka reaguar edhe Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE duke shprehur  trishtim dhe pikëllim për vrasjen e gruas 21-vjeçare nga ish-bashkëshorti dhe plagosjen e 15-vjeçarit në Ferizaj, tekst rastin e ka trajtuar si femicid.

“Kërkojmë nga Policia e Kosovës që ta arrestojë të dyshuarin në atë që duket të jetë femicid”, shkruan na faqen e misionit në X, derisa për këtë vepër tashmë është prangosur një 36-vjeçar.

Lidhur me rastin tragjik kanë reaguar edhe liderët shtetëror duke bërë thirrje që organet e drejtësisë sa më parë të merr masa.

GJYLJETA UKELLI

Një ngjarje tronditëse në orët e para të ditës së sotme ka ndodhur në Pejë, ku Edmond Lajçi dyshohet se vrau gruan e tij. Siç bën të ditur Policia dhe Prokuroria, tashmë i dyshuari është arrestuar për ngjarjen e rëndë që ndodhi midis qytetit të Pejës.

Nga raportimet në media, thuhet se ishte vet Edmond Lajçi ai i cili u dorëzua në Polici dhe raportoi për vrasjen ndaj bashkëshortes në banesën ku jetonin në Pejë.

Sipas raportimeve, Lajçi ishte i dënuar në vitin 2021 me 400 euro gjobë për dhunë në familje/ Periskopi/